Aktualitet

‘Lamtumirë qeli’/ Lirohet nga burgu Endrit Dokle, ushtari i Lul Berishës, Gjykata e Krujës i fal 5 vite burg

  • 350 mijë lekë rrogë në llaç beton/ Zbardhet KONTRATA skandaloze që liroi Doklen
  • Prokuroria e Krujës: Do apelojmë vendimin, kërkuam dhe përjashtimin e gjyqtares
  • PROFIL/ Kush është gjyqtarja që liroi të frikshmin e bandës së Durrësit
  • Avokatët luajtën në Gjykatë ‘kartën e mëshirës’: Është sjellë mirë
  • I dha kontratë pune të fortit të bandës së Durrësit, kush është biznesmeni i naftës
  • “Mateo Konstruksion” u vu nën sekuestro, nuk ndalen skandalet
  • Lirohet nga burgu 5 vite para kohe anëtari i "Bandës së Durrësit", Endrit Dokle. Ai ka drejtuar një prej fraksioneve të bandës me Lulzim Berishën. Prokuroria e qarkut ka bërë me dije se vendimi do të kalojë në Apel dhe do kërkohet që anëtari i bandës së Durrësit të kthehet sërish në qeli.
    Featured image of article: ‘Lamtumirë qeli’/ Lirohet nga burgu Endrit Dokle, ushtari i Lul Berishës, Gjykata e Krujës i fal 5 vite burg Endrit Dokle

    KRUJË– Lirohet nga burgu Endrit Dokle, numri 2 i bandës së Durrësit. Dosja.al ka  mësuar se anëtarit të ‘Bandës së Durrësit’ i janë falur rreth 5 vite burg, duke u liruar para kohe. ‘Kapoja’ e bandës së Durrësit ka qenë i dënuar me burg përjetë dhe pas 20 vitesh burg, gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka vendosur që të tregohet ‘bujare’ me të duke pranuar kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit të përjetshëm, duke ia konvertuar më 25 vite.

    Pas konvertimit të dënimit dhe më pas është liruar me kusht 5 vite para se t’i përfundonte dënimi. Vendimi për lirimin e tij është dhënë nga Gjykata e Krujës, ndërkohë prokuroria do të bëjë nesër apelimin për vendimin e Gjykatës. 

    Në muajin tetor të vitit 2019, avokatët të mbrojtës të Dokles kishin depozituar një kërkesë për lirim me kusht  me pretendimin që klienti i tyre pjesën më të madhe të dënimit e kishye shlyer në qeli. Gjithashtu avokatët kanë rreshtuar edhe disa ligje së miratuara së fundmi dhe amnisti në favor të lirimit të klientit të tyre. Mësohet se gjatë seancës avokatët e Dokles kanë kërkuar lirimin e klientit të tyre me pretentimin se gjatë 15 viteve burg ai ka pasue një sjellje të mirë. Numri dy i bandës së Durrësit, gjithashtu ka deklaruar gjatë seancës se gjithashtu nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Kërkesa e avokatëve është kundërshtuar nga Prokurorët, duke pretenduar se ka një vendim të formës së prerë siç është vendimi i 2014 që dënonte Doklen me burgim të përjetshëm. Ata kanë kërkuar që Endrit Dokle të qëndrojë në burg për të vuajtur dënimin e plotë brenda katër mureve të qelisë.

    Si nisi procedura e lirimit të Dokles?

    Në shtator të këtij viti, ‘kapoja’ e bandës së Durrësit ka bërë një kërkesë për ndryshimin e vendit të vuajtjes së dënimit. Pra nga një burg i sigurisë së lartë si ai i Fushë-Krujës, ai ka kërkuar që të shkojë në një burg të sigurisë së zakonshme. Kjo kërkesë është pranuar nga e njëjta gjyqtare.

    “Vendosi pranimin e kërkesës së kërkuesit Endrit Dokle, ndryshimin e llojit të sigurisë së burgut për kërkuesin Endrit Dokle nga burg i sigurisë së lartë në një burg të sigurisë së zakonshme, ngarkohet drejtoria e përgjithshme e burgjeve Tirane për zbatimin e këtij vendimi, shpenzimet gjyqësore sikur janë bërë, kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në gjykatën e apelit Tiranë sipas ligjit duke filluar nga e nesërmja e shpalljes se këtij vendimi. U shpall në Krujë sot me date 20.09.2019,”-shkruhej në vendimin e shtatorit të 2019-ës.

    Por nuk ka mbaruar këtu…

    Dokle i arrestuar që prej vitit 2005, kishte tentuar disa herë që të shpëtonte nga dënimi i përjetshëm. Bashkë me katër anëtarët e tjetë të bandës së Durrësit, Dokle i është drejtuar Gjykatës së Lartë për zbutjen e dënimit. ‘Togat e zeza’ në vitin 2014 vendosën që  Lulzim Berisha; Plaurent Dervishaj dhe Indrit Taullai të qëndrojnë 25 vite brenda katër mureve, por nuk e kanë ndryshuar vendimin e Krimeve të Rënda për Doklen.

    Vendimin e Gjykatës së Lartë, Dokle e ka ankimuar në instancën më të lartë ligjore në vend, pikërisht në Kushtetuese.

    Më 2 shkurt 2017, Kushtetuesja mori në shqyrtim kërkesën e Endrit Dokles ku mbi bazë dokumentesh u vendos që kërkesa e tij të rrëzohet duke lënë përfundimisht në fuqi dënimin me burg përjetë. Me shumicë votash, Kushtetuesja ka rrëzuar kërkesën e Dokles për shfuqizim të vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe asaj të Gjykatës së Lartë. Sipas trupës së 9 anëtarëve, Dokles nuk i janë cënuar të drejtat në procesin e gjykimit ndaj tij dhe argumentat e paraqitura nuk përbëjnë shkak për shfuqizim dënimesh.

    Megjithatë Enkelejda Hoxha ka vendosur që të ‘ngrejë krye’ mbi Kushtetuesen dhe të rrëzojë vendimin e saj duke bërë një shkelje të hapur dhe duke krijuar “anarchi” në sistemin e drejtësisë. Falë saj, pas ditës së sotme, personi përgjegjës për disa krime të ndodhura në qytetin e Durrësit, do t’i thotë ‘mirupafshim’ qelisë së tij në burgun e Fushë-Krujës.

    Reagimi i Prokurorisë në Krujë

    Prokuroria e Krujës ka reaguar  menjëherë pas lirimit nga burgu të Endrit Dokles. Prokuroria shprehet se ka qenë kundër këtij vendimi dhe këtë gjë e ka shprehur gjatë gjithë procesit. Në fund bëhet me dije se vendimi do të kalojë në Apel dhe do kërkohet që anëtari i bandës së Durrësit të kthehet sërish në qeli.

    Po kush është Endrit Dokle? 

    Endrit Dokle, anëtar i “Bandës së Durrësit”, ishte akuzuar së bashku me 16 persona të tjerë, si pjesë e bandës famëkeqe, ku disa prej tyre janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore. Ai ka drejtuar një prej fraksioneve të bandës dhe me Lulzim Berishën, njeriun që sipas Prokurorisë e krijoi atë, pati një armiqësi të hapur për vite me radhë, madje tentoi edhe ekzekutimin e tij.  E ashtuquajtura “banda kriminale”, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    AKUZAT që rëndojnë mbi të

    “Krijim të organizatës kriminale”, sipas nenit 333/1 të Kodit Penal. Kryerjen në kuadër të organizatës kriminale të veprave penale si më poshtë:

    – “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Dritan Disha, ndodhur më datë 09.07.2000;

    – “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Erion Lame, ndodhur më datë 14.01.2002;

    – “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 05.04.2005;

    – “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 05.05.2005;

    – “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 30.08.2005;

    – “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur në muajin gusht të vitit 2005;

    – “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Avni Gashi, ndodhur më datë 12.05.2005, vepra penale këto sipas neneve 79/d e 334/2 të Kodit Penal.

    – “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve 109/1 -25 e 334/2 të Kodit Penal.

    – “Moskallëzimit të krimit”, të kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve 300 e 334/1 të Kodit Penal.

    – “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve

    – “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve 278/4 e 334/2 të Kodit Penal.

    (k.m;E.K/dosja.al)

    Shto Koment