Art&Argëtim

Baba që në moshën 21-vjeçare, flet moderatori i njohur: Jemi ndarë, ajo jeton bashkë me djalin në Austri

15 Janar 2020, 17:47 Nga DOSJA
Baba që në moshën 21-vjeçare, flet moderatori i njohur:

TIRANË -Meriton Mjekiqi, moderator i njohur nga Kosova, ka qenë i ftuar te “Rudina” ditën e djeshme.

Ai ka folur rreth jetës prefesionale dhe asaj private duke qenë se është edhe baba.

I pyetur për jetën personale në lidhje me bashkëshorten, moderatori rrëfeu se është ndarë nga nëna e djalit të tij dhe se ajo jeton në Australi së bashku me vogëlushin. Gjatë intervistës ai u shpreh se me Egestën (të ëmen e djalit), se nuk ka qenë i martuar dhe se djali ka ardhur në jetë si fryt i dashurisë që kanë pasur me njëri-tjerin.

Pavarësisht se është ndarë me të, ai tregon se ajo është një nënë shumë e përkushtuar dhe se marrëdhëniet mes tyre janë të mira e se shpesh herë ai udhëton drejt Austrialisë për të takuar djalin.

S’kemi bërë asnjëherë martesë me Egestën. Në fakt si djalë i ri, që dashurohet, ditët e rinisë tonë. Jam njohur dhe kemi patur një lidhje të gjatë, si rrjedhë e dashurisë tonë ka ardhur edhe virtyti jonë më i bukur në jetë, Loari. Ka vazhduar, një kohë kemi qenë bashkë, por kështu, tani Loari qëndron me mamin e tij”, shprehet Meritoni.

Më tej ai shton: Jo s’jemi bashkë. Egesta jeton me Loarin në Australi, e ka të drejtën e djalit, normal si çdo nënë për ta mbajtur, ndërsa unë jetoj në Prishtinë. Kohë pas kohe, mundohem të udhëtoj dhe të jem pranë Loarit normal. Raportet tona për djalin janë të mira, s’kemi diçka që na pengon në këtë mes. Jemi të lumtur që e kemi pjesë tonën. Dhe kështu vazhdon jeta. E respektoj shumë. Egesta i kushtohet shumë Loarit, i përkushtohet çdo moment, i qëndron pranë.

(a.k.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz meriton mjekiqi meriton mjekiqi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Janar 2020, 16:02

TIRANË– Loredana Zefi, ish-partnerja e reperit Mozzik i është përgjigjur këtij të fundit pasi një ditë më parë u shpreh se po përdorte të bijën Hanën, për ...