Art&Argëtim

Babai i Meghan Markle, dëshmon kundër saj në “gjyqin e shekullit”

15 Janar 2020, 14:28 Nga DOSJA
Babai i Meghan Markle, dëshmon kundër saj në “gjyqin e

BRITANI E MADHE- Babai i Meghan Markle do të dëshmojë kundër vajzës së saj në padinë që ajo ka ngritur kundër Mail për publikimin në mënyrë të paligjshme të një prej letrave të saj private me të atin.

Mediat e huaja kanë publikuar dokumentet ligjore të siguruara nga The Telegraph ku konfirmohet se Thomas Markle do jetë pjesë e mbrojtjes së medias angleze, ndaj të cilës Dukesha e Sussex ka ngritur padi për shkelje të privatësisë, të drejtave të autorit dhe mbrojtjes së të dhënave.

Gjithashtu janë publikuar mesazhet personale që Markle i dërgonte babait të saj dhe lidhen me përkeqësimin e marrëdhënies baba e bijë gjatë kohës që ajo po martohej me Princin Harry.

Këto ngjarje duket se kanë sjellur një përplasje shumë të madhe mes Markle dhe babit të saj, pasi ky i fundit do jetë një dëshmitar i Mail.

Burimi: birminghammail

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur meghan markle meghan markle

Sondazh

Poll