Art&Argëtim

15 Janar 2020, 16:02 Nga DOSJA

TIRANË– Loredana Zefi, ish-partnerja e reperit Mozzik i është përgjigjur këtij të fundit pasi një ditë më parë u shpreh se po përdorte të bijën Hanën, për t’u viktimizuar. Në disa video të publikuara në profilin e saj në Instagram, Zefi ka publikuar fjalimin prekës të Oprah Winfrey, ku kjo e fundit dëgjohet të thotë se ka njerëz që frikëson nga suksesi i personave që e rrethojnë dhe se nuk duhet të shoqërohesh me ta.

“Njerëzit nuk të pëlqejnë gjithmonë, ata nuk janë të lumtur për ty. Dhe nëse e rrethon veten me njerëz që nuk janë mësuar me suksesin tënd, ata frikësohen, sepse reflekton ndaj tyre diçka që nuk e njohin. Njerëzit që duan më të mirën për ty, duan që ti të bësh më të mirën,”– dëgjohet të thotë Winfrey në fjalim, fjalë, me anë të të cilave siç duket Loredana ka vendosur t’i përgjigjet ish-partnerit të saj, Mozzik.

Një ditë më parë Mozzik komentoi intervistën e Loredanës, e cila shprehej se babain e fëmijës së saj do ta respektonte dhe donte gjithmonë. Me anë të disa statuseve, Mozzik i drejtohej Loredanës, të cilën e këshillonte të mos përdorte vazjën për t’u viktimizuar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz hana loredana zefi mozzik hana loredana zefi mozzik

Sondazh

Poll