Art&Argëtim

Fitoi zemrat e shqiptarëve tek “Dashuri e ndaluar” dhe “Lugina e ujqërve”, ndërron jetë aktori i njohur turk, vuante

15 Janar 2020, 13:47 Nga DOSJA
Fitoi zemrat e shqiptarëve tek “Dashuri e ndaluar” dhe

TURQI– Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare aktori turk Recep Aktug, i njohur për rolin e tij në seriale si “Dashuri e ndaluar” apo edhe “Lugina e ujqërve”. Mësohet se për një kohë të gjatë muzikanti dhe aktori merrte mjekim pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ditën e sotme, 66-vjeçarit iu dha lamtumira e fundit, ku të pranishëm në ceremoninë e varrimit ishin edhe shumë kolegë të tij. Një prej tyre ishte edhe Kivanc Tatlıtuğ, i cili kishte luajtur me Aktug në serialin “Dashuri e ndaluar”.

Pamje nga ceremoniaE pyetur nga mediat turke, një prononcim ka dhënë edhe gruaja e tij Gul, e cila ka rrëfyer ndjesinë pas humbjes së bashkëshortit.

“Çfarë të them, jam shumë keq. Kam humbur shokun tim në 40 vjet, çfarë mund të them. Kishte kohë që po merrte trajtim. U tërhoq nga skena për më shumë se një vit,”-tha bashkëshortja e tij.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ndahet nga jeta recep aktug recep aktug turqi ndahet nga jeta recep aktug recep aktug turqi

Sondazh

Poll