Sport

Formacioni i vitit, 2 milionë tifozë zgjedhin 11-shin ideal në futboll

15 Janar 2020, 14:53 Nga DOSJA
Formacioni i vitit, 2 milionë tifozë zgjedhin 11-shin ideal në

Pa ndonjë bujë të madhe dhe pa shumë surpriza, sot UEFA ka zbuluar formacionin më të mirë të futbollit për vitin që lamë pas.

Përzgjedhja është bërë me vota të tifozëve në anembanë globin dhe janë gjithsej 2 milionë njerëz. Duke marrë parasysh faktin se finalja e Champions League ishte angleze, më shumë lojtarë në 11-sh ka Premier League.

Liverpool, si kampion në fuqi i Champions League, ka 5 lojtarë: Alisson, Trent Alexander-Arnold, Andy Robertson, Virgil Van Dijk dhe Sadio Mane. E pritshme, sigurisht!

De Ligt, ndërkohë, plotëson repartin e mbrojtjes tashmë si lojtar i Juventusit, ndërsa Frenkie de Jong dhe Kevin De Bruyne janë dy mesfushorët e zgjedhur.

Sulmuesi është spektakolar: Leo Messi, Cristiano Ronaldo dhe Robert Lewandowski. Plotësisht e merituar për secilin.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport formacioni tifozet uefa formacioni tifozet uefa

Sondazh

Poll