Sport

Kupa e Italisë/ Strakosha e sheh “pokerin” e Lazios nga stoli, bardhekaltërit kalojnë në turin tjetër (VD)

14 Janar 2020, 21:00 Nga DOSJA
Kupa e Italisë/ Strakosha e sheh “pokerin” e Lazios nga stoli,

Për Lazion, ndeshja e Kupës ishte si një detyrë shtëpie. Bardhekaltërit fituan 4-0 kundër Cremoneze dhe kalon në çerekfinalen e Kupës së Italisë. Trajneri kishte lënë pushim Strakoshën, i cili ulej si rrallëherë në pankinë, ndërsa në fushë kishte vend që nga minuta e parë për Valon Berishën.

Lacio dominoi me lehtësi ndaj skuadrës së Serisë B dhe nuk ishte aspak rastësi që gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 10 me anë të Patric. Në të 26-n ishte më pas Parolo ai i cili shënoi golin e 2-0 duke bërë thuajse të mbyllur çështjen e kualifikimit.

Penalltia e Imobiles në pjesën e dytë dhe goli i Bastos në minutat e fundit vulosën një sukses 4-0 që dekretoi kalimn e turit për Lacion, që në çerekfinale duhet të djersisë pasi përballë do të ketë Napolin.

(e.c/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kupa e italise lazio lazio - cremoneze thomas strakosha kupa e italise lazio lazio - cremoneze thomas strakosha

Sondazh

Poll