Sport

Eriksen ka zgjedhur Interin: Ja shifrat dhe detajet! Mund të mbyllet që sot?

15 Janar 2020, 11:36 Nga DOSJA
Eriksen ka zgjedhur Interin: Ja shifrat dhe detajet! Mund të mbyllet

MILANO–  La Gazzeta Dello Sport, ka zbardhur më në fund të ardhmen e mesfushorit danez.

“Dje ka pasur disa kontakte të tjera shumë të rëndwsishme me agjentin e 27 vjeçarit dhe gjithçka është e qartë: zikaltërit e presin me një kontratë deri në vitin 2024 me 7,5 milionë euro ne sezon.

“Tottenham kërkon ende 20 milionë euro ndërkohë që Interi dëshiron ta mbyllë per 10 milione euro.”

Martin Schoots, agjenti i lojtarit është në një mision diplomatik për ta mbyllur këtë histori. Në Milano ndërkohë ka një frymë pozitive: nga momenti në moment mund të gjendet ‘po’ kaq shumë e pritur e Tottenham.

Gjithçka mund të mbyllet edhe që sot, një ditë pasi Eriksen ka luajtur titullar në FA Cup dhe është vërshëllyer shumë nga tifozët e tij.Mourinho ndërkohë në fund të ndeshjes ka thënë: Është treguar profesionist.

Vendimi i tij mund të jetë për t’u larguar, por duhet ta bëjë me kokën lart. Meriton respekt nga tifozët. Ndërkohë Inter dhe tifozët zikaltër po e presin me krahë hapur ne Milano…

E.Ç/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport christian eriksen interi christian eriksen interi

Sondazh

Poll