Sport

FOTO/ Barcelona në “çatinë” e futbollit sa i përket të ardhurave, katalanasit zbresin në vendin e dytë Real Madrid

15 Janar 2020, 14:15 Nga DOSJA
FOTO/ Barcelona në “çatinë” e futbollit sa i

BARCELONË– Barcelona është në çatinë e futbollit botëror sa i përket të ardhurave, duke mposhtur edhe një kanditat potencial si Real Madrid, që prej vitesh ka qenë në krye sa i përket pjesës financiare.

Ekipi katalanas është në krye të Deloitte Football Money League për herë të parë pas të ardhurave rekord prej 840.8 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 21.7 përqind nga sezoni i kaluar.

Ata gjithashtu kanë regjistruar një diferencë rekord midis tyre dhe Real Madridit, të cilët renditen në vendin e dytë, 83.5 milionë euro larg. madrilenët, nga ana e tyre, kanë parë gjithashtu një rritje prej 0.9 përqind në 757.3 milionë euro pavarësisht humbjes së vendit të parë.Pas tyre vijnë Manchester United në vendin e tretë, me 45.9 milionë euro.

Bayern Munich dhe PSG  kompletojnë pesë vëndet e para.

E.Ç;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona ekipi katalanas real madrid barcelona ekipi katalanas real madrid

Sondazh

Poll