Sport

Faza në Turqi: Tirana e nis me vrull, por Korona Kielcke e përmbys në miqësore

15 Janar 2020, 14:46 Nga DOSJA
Faza në Turqi: Tirana e nis me vrull, por Korona Kielcke e përmbys

Tirana është mposhtur nga Korona Kielce me rezultatin e ngushtë 2-1. Skuadra e drejtuar nga Emanuel Egbo kaloi e para në avantazh me anë të Agustin Torassa dhe pati disa raste të pastra shënimi në pjesën e parë, por nuk ia doli të shënonte.

E dyta nisi me një gol të shpejtë të polakëve, që realizuan me atë në Pacinda. Shtatë minuta më pas erdhi edhe goli i përmbysjes, me Duranovic që me kokë e dërgoi topin në rrjetë. Ngoo në dy raste dhe Cale ishin të rrezikshëm për Korocona Kielce më pas. Gjithsesi rezultati nuk ndryshoi dhe Tirana u mposht.

Duke pasur parasysh që mbrojtësi Erjon Hoxhallari është i pezulluar me kartonë të verdhë, Egbo ka menduar ta rreshtojë skuadrën pa të në fushë dhe në vend të anësorit të majtë është aktivizuar i riu Marsel Ismajlgeci.

Lika është i zgjedhuri për portën, kurse pjesa tjetër e mbrojtjes nuk ndryshon, me Dokën në të djathtë dhe dyshen e qendrës Muça-Vangjeli, raporton Abc News. Digën në mesfushë e ndërtojnë sërish Batha dhe Çelhaka, kurse Torassa luan pas sulmuesit Michael Ngoo. Cale dhe Cobbina ishin dy anësorët e sulmit bardheblu.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport korona kielce miqesore tirana korona kielce miqesore tirana

Sondazh

Poll