Sport

Po ndiqnin në televizor shortin e Kupës, ekipi i kategorisë së tretë shpërthen në festë kur mëson emrin e kundërshtari

14 Janar 2020, 18:22 Nga DOSJA
Po ndiqnin në televizor shortin e Kupës, ekipi i kategorisë

Shorti i Kupës së Mbretit ka dhuruar disa përballje interesante edhe pse është në fazën ku në garë janë ende 32 skuadra. Ato do të ndeshen javën e ardhshme me një ndeshje të vetme për të krijuar kështu 16 ekipe.

Pjesë e Kupës së Mbretit është dhe skuadra e kategorisë së tretë, Unionistas de Salamanca. Skuadra është themeluar në vitin 2013-të nga disa tifozë, ndërsa më pas, ish-trajneri i Spanjës Vincente Del Bosque dhe komediani spanjoll Dani Rovira, janë bërë aksionerë të skuadrës.

Lojtarët e Unionistas de Salamanca po e ndiqnin shortin nga televizori. Në momentin kur në ekran u shfaq që skuadra e tyre do të luanin ndaj Real Madrid, lojtarët e Unionistas filluan një festë të çmendur në ambientet ku po shihnin ceremoninë nga e cila doli emri i kundërshtarit të tyre, të cilin për më tepër do ta kenë si vizitor në këtë raund të Kupës së Mbretit.

?️ VÍDEO | ¡¡¡La celebración del emparejamiento en @Ecotisa_ ha sido espectacular!!! pic.twitter.com/LM16J6m08t

— Unionistas de Salamanca CF (@UnionistasCF) January 14, 2020

(e.c/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport copa del rey kupa e mbretit lojtaret festojne per realin si kundershtar real madrid unionistas de salamanca copa del rey kupa e mbretit lojtaret festojne per realin si kundershtar real madrid unionistas de salamanca

Sondazh

Poll