Sport

VIDEO/ Zjarret në Australi,tenistja sllovene braktis sfidën pasi nuk merrte dot frymë

14 Janar 2020, 21:12 Nga DOSJA
VIDEO/ Zjarret në Australi,tenistja sllovene braktis sfidën pasi nuk

Zjarret që kanë kapluar Australinë kanë penguar edhe çmimin e madh të “Australian Open”. Cilësia e dobët e ajrit për shkak të zjarreve detyruan organizatorët të spostonin sfidat, por edhe pse loja e tenisit u spostua për 24 orë, përsëri gjendja ishte e njëjtë.

Në sfidën midis tenistes sllovene Dalila Jakupoviç dhe zviceranes Stefani Vogel,28-vjeçarja Jakupoviç pati vështirësi në frymëmarrje dhe u gjunjëzua duke kërkuar ndihmë. Nxehtësia e madhe e shkaktuar nga zjarret në ishullin-kontinentin e Australisë dhe tymi i rëndë e detyruan të tenisten ballkanase të mos vazhdonte ndeshjen.

Ajo u shpreh e irrituar pasi organizatorët i kërkuan të vazhdonte takimin, i cili u ndërpre. “U frikësova vërtet se mund të rrëzohesha. Nuk kam patur kurrë probleme me frymëmarrjen. Në të vërtetë më pëlqen nxehtësia, por nuk po mundesha të merrja frymë dhe rashë në dysheme”, u shpreh Jakupoviç.

(e.c/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport australian open dalila jakupoviç jakupovic braktis sfiden stefani vogel tenis zjarret ne australi australian open dalila jakupoviç jakupovic braktis sfiden stefani vogel tenis zjarret ne australi

Sondazh

Poll