Sport

Pse Zidane po bën një gabim të madh duke u kthyer në Madrid

11 Mars 2019, 18:52 Nga DOSJA
Pse Zidane po bën një gabim të madh duke u kthyer në Madrid

Zinedinë Zidane ka vendosur ti bashkohet përsëri klubit madrilen si trajneri i tyre në një kontratë 3 vjeçare, ku lajmi u bë i ditur nga vet Real Madridi.(lexo këtu)

‘Kurrë mos u kthe’, është një nga këshillat më të vjetra të futbollit, por francezi Zinedine Zidane e injoroi totalisht.

Mesfushori legjendar u kthye në një ikonë si lojtar për Real Madridin,ku bëri të pamendueshmen si trajner i tyre. Pastaj verën e kaluar iku nën shkëlqimin e diellit.

Tre Champions League rradhazi. Një arritje që askush se kishte paramenduar, askush se kishte planifikuar dhe ndoshta askush nuk do jetë i mundur ta përsërisë.

Sezoni katastrofal i madrilenëve vetëm sa e forcoi statusin e tij si një mjeshtër në fushën e trajnimit. Por tani Zidane i ka vendosur të gjitha në rrezik me rikthimin e tij.

Cristiano Ronaldo nuk është më tek ‘Los Blancos’. ‘Topi i Artë’, Luka Modric është 33 vjeç, ndërsa kapiteni Ramos është 32.

Marcelo është 30 vjeç, por mbi të gjitha në një rënie drastike, ndërsa Toni Kross duket se po ndjek hapat e brazilianit.

Suksesi nuk duket shumë i mundur me këtë skuadër. Je i destinuar të dështosh dhe një restaurim total është mëse i nevojshëm.

Real Madrid njihet si një nga klubet me durimin më të vogel në botë dhe nëse Zidane nuk do arrijë ti kthejë gjërat shpejt në rrugën e duhur, mund të dëmtojë reputacionin që krijoi vitet e kaluara.

Por a mundet njeri ta kthejë situatën që ndodhet ‘Los Blancos’ me shpejtësi? Do faleshit nëse do mendonit se kjo është diçka e pamundur.

Skuadra ka në zotërim mjaft lojtarë të rinj të talentuar por nuk janë të qëndrueshëm me performancat e tyre, zhvillimi i tyre nuk është se është në rrugën e duhur pasi nuk kanë shumë minuta lojë dhe ndoshta nuk janë aq të aftë të mbajnë mbi supe peshën e klubit madrilen. Në disa raste është dhe kombini i të trejave.

Një mbrojtje e vjetër duhet patjetër të rijetësohet. Një mesfushë akoma më e vjetër duhet të shpiket dhe golat e Cristiano Ronaldos duhen zëvendësuar.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport real madrid zinedine zidane real madrid zinedine zidane

Sondazh

Poll

Sport 11 Mars 2019, 18:08

Zyrtare: Zinedine Zidane trajner i Real Madrid

Ashtu siç ishte parashikuar paraditen e sotshme, Zinedine Zidane është rikthyer përsëri në stolin e trajnerit tek Real Madrid.Njoftimi ka ardhur nga vet ...