Politike

Basha hap dyert e PD: Të bëjmë bashkë Reformën Zgjedhore, diskutojmë dhe për ndryshimin e sistemit (VD)

15 Janar 2020, 13:45 Nga DOSJA
Basha hap dyert e PD: Të bëjmë bashkë Reformën

TIRANË- Lulzim Basha nga selia e Partisë Demokratike, është shprehur se kjo parti është e hapur për të gjithë. Në një deklaratë për mediat Basha ka bërë me dije se fton të gjithë aktorët që kërkojnë të marrin pjesë në Reformën Zgjedhore, që janë të mirëpritur prej tij për të diskutuar.

Në procesin që sapo ka ndodhur ne shkojmë me objektiva të qarta. I bëj thirrje çdo kujt që ta shfrytëzojë mundësinë e derës së hapur në opozitën e bashkuar dhe PD. Ky është është misioni jetik i yni, që të krijojë hapësirë që në çdo hap për kontributin e shoqërisë civile, grupet e interesit”, u shpreh  Basha.

Më tej Basha tha se do diksutohet dhe ndryshimi i sistemtit zgjedhor. “Është i ftuar cdo kush që të vij dhe të kontribuojë në procesin e reformës Zgjedhore. Do luftojmë deri në ndryshimin e sitemit dhe artitjen e më të mirës së mundshme. Do diskutojmë çdo mendim deri në ndryshimin e sistemit”, shtoi kreu i opozitës.

Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka ‘zbërthyer’ marrëveshjen me maxhorancën. Basha u shpreh se marrëveshja u bë pasi ishte kusht i Bundestagut dhe negociuan ndërkombëtarët. Kreu i PD u shpreh se duhen zgjedhje të parakohshme, të largohet Rama dhe nuk do ketë amnisti për Damian Gjiknurin dhe gjithë të tjerët që kanë blerë vota. Basha po ashtu tha se është i gatshëm dhe për ndryshim sistemi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha konferencë 15 janar 2020 basha me gazetaret konsensusi i paleve per zgjedhoren lulzim basha basha konferencë 15 janar 2020 basha me gazetaret konsensusi i paleve per zgjedhoren lulzim basha

Sondazh

Poll