Politike

Pse u ulët në tavolinë me Gjiknurin? Basha i prerë: Nuk bëjmë i amnisti askujt, kush vjedh vota do shkojë në burg (VD)

15 Janar 2020, 13:28 Nga DOSJA
Pse u ulët në tavolinë me Gjiknurin? Basha i prerë: Nuk

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur sot akuzave dhe pyetjes se përse u ul një një tavolinë me Damian Gjiknurin, të cilin e ka akuzaur për vjedhje votash. Nga konferenca e sotme për mediat, Basha tha se teza e faljes se Damian Gjiknurit ka dalë nga zyra e Edi Ramës. Më tej tha se PD nuk do falë  asnjë nga ata që kanë vjedhur vota e të gjithë sipas tij duhet të futen në burg.

Unë mund të rri këtu e të them që propaganda ka arritur në këto vende. Unë them qartë që teza se falëm Gjiknurin ka dalë nga zyra e Ramës. Shqipëria do ndryshojë  me mekanizmat që ndryshon dhe Evropa. Për pyetjen konkrete, në kushtet e Bundestagut është dhe hetimi për nxjerrjen para drejtësisë të atyre që kanë vjedhur vota. Nuk ka për të pasur amnisti as për Gjiknurin, as për Imer Lalën e as  për Avdylajt që kanë vjedhur vota. Këta janë të gjithë ushtarë të Edi Ramës, ndaj stigmatizimi i procesit të reformës është vetëm  rënie pre e kësaj propagande. Synimi ynë është të largojmë Ramën si fenomen dhe si njeri”-u shpreh Basha.

Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka ‘zbërthyer’ marrëveshjen me maxhorancën. Basha u shpreh se marrëveshja u bë pasi ishte kusht i Bundestagut dhe negociuan ndërkombëtarët. Kreu i PD u shpreh se duhen zgjedhje të parakohshme, të largohet Rama dhe nuk do ketë amnisti për Damian Gjiknurin dhe gjithë të tjerët që kanë blerë vota. Basha po ashtu tha se është i gatshëm dhe për ndryshim sistemi.

(A.B. E.K. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha konferencë 15 janar 2020 basha me gazetaret konsensusi i paleve per zgjedhoren lulzim basha basha konferencë 15 janar 2020 basha me gazetaret konsensusi i paleve per zgjedhoren lulzim basha

Sondazh

Poll