Politike

21-vjetori i masakrës së Reçakut, Meta: Përulje dhe nderim ndaj viktimave, drejtësia të shkojë deri në fund (VD)

15 Janar 2020, 09:51 Nga DOSJA
21-vjetori i masakrës së Reçakut, Meta: Përulje dhe nderim

KOSOVË- Presidenti i vendit Ilir Meta i pranishëm në veprimtarinë përkujtimore të 21-vjetorit të masakrës së Reçakut u shpreh duhet të vendoset drejtësi për këtë ngjarje të rëndë. Ai u shpreh se kjo masakër tregoi se liria dhe dinjiteti njerëzor padyshim që triumfojë para barbarizmit.

 

 

“Përulje dhe nderim ndaj viktimave të Reçakut. Populli i Reçakut bëri një sakrificë të madhe. Kjo masakër por edhe të tjera që kanë ndodhur në Kosovë, tregoi se liria dhe dinjiteti njerëzor padyshim që triumfojë para barbarizmit dhe gjenocidit. Duhet të luftojmë ngjarje të tilla dhe duhet drejtësi për këtë ngjarje. Jo vetëm përkujtim dhe nderim i pakufijshëm, por edhe kërkesë që drejtësia të shkojë deri në fund me ndëshkimin e orkestruesve dhe realizuesve të masakrës. Të gjithë ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe ngjarje të tilla nuk duhet të përsëriten në rajonin tonë.”, u shpreh Meta.

Masakra ka ndodhur më 15 Janar 1999, ku në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Pak kohë pas kryerjes së këtij akti barbarë nga forcat paramilitare serbe, fuqitë e mëdha ndërkombëtare vendosën për intervenimin e NATO-s në Kosovë. Sot lideriët në Kosovë e Shqipëri kanë kujtuar këtë masakër, duke kërkuar dënimin e autorëve.

(J.V. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 21 vjetori i masakres se recakut ilir meta masakra e recakut 21 vjetori i masakres se recakut ilir meta masakra e recakut

Sondazh

Poll