Politike

Basha ‘zbërthen’ marrëveshjen me maxhorancën: U diktua nga Bundestag-u, u bë me ndërkombëtarët. Gati dhe për ndryshi

15 Janar 2020, 13:08 Nga DOSJA
Basha ‘zbërthen’ marrëveshjen me maxhorancën: U

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një ditë pas marrëveshjes me maxhorancën ka folur për mediat duke iu përgjigjur dhe akuzave që i janë bërë në 24 orët e fundit. Basha, në fjalën e tij u ndaj në disa pika, duke shpjeguar pse shkoi deri në një marrëveshje me maxhorancën. Sipas kreut të Partisë Demokratike, marrëveshja e djeshme është përmbushja e një prej kushteve të Budestagut, u diktua dhe u bë me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve dhe opozita nuk ka hequr dorë nga kërkesa për largimin e Ramës.

Në fjalën e tij Basha tha se marrëveshja është bërë për qytetarët dhe jo për karriget e tyre, pasi nëse do ndodhte një gjë e tillë do kishte pranuar të ulej në tryezë me Ramën në kushte të tjera jashtë vëmendjes së ndërkombëtarëve. Po ashtu theskoi edhe njëherë që nuk do falen ata që kanë vjedhur vota dhe shtoi se Damian Gjiknuri, Ymer Lala dhe Adylajt duhet të hetohen e të dënohen për krimet elektorale, pasi sipas tij ky është kusht i Bundestag dhe është në Rezolutën e Partive Popullore Evropiane.

Po ashtu, i është përgjigjur dhe akuzave se marrëveshja është bërë si pjesë e paktit me Ramën, pasi takimi u zhvillua një ditë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për pushimin e çështjes së lobimit në SHBA. Ndërkohë u bëri dhe njëherë thirrje të gjithë aktorëve që kërkojnë ndryshim që të tregojnë mendimet e tyre dhe ai do jetë i gatshëm të diskutojë dhe për ndryshimin e sistemit.

(A.B. E.K. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha konferencë 15 janar 2020 basha me gazetaret konsensusi i paleve per zgjedhoren lulzim basha tryeza per reformen zgjedhore basha konferencë 15 janar 2020 basha me gazetaret konsensusi i paleve per zgjedhoren lulzim basha tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll