Rama jep lajmin e KEQ për nëpunësit e shtetit: Gjobë për drejtuesit që s’gjejnë dokumentet e qytetarit, do t’ju zbrit
15 Janar 2020, 11:49Nga DOSJA
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka monituar sot nga afër ecurinë me kalimin e shërbimeve nga sportelet në online. Shefi i qeverisë tha se tashmë do të jetë administrata në këmbë për qytetarët, dhe jo anasjelltas. Rama tha se të gjithë drejtuesit e zyrave të Administratës Shtetërore, në rast se nuk përgatisin brenda afateve ligjore dokumentet shtetërore që i duhen qytetarit, atëherë ata do të gjobiten.
“Sepse e para është krijuar një ide e gabuar që sportelet do të mbyllen, në fakt nuk do të mbyllen sepse ata tashmë do të jenë shërbëtorë për qytetarët, se nuk do të jenë më policë trafiku. Nëse qytetari vjen për të marrë dokumentit, ai do t’i bëjë derman. Do nxjerr një VKM sot, dhe para afateve ligjore, nëse ti i thua qytetarit ke 15 ditë kohë, ai me siguri do e marrë. Një dokument shtetëror që merret brenda administratës, konsiderohet i dhënë, dhe nuk i thua qytetarit prit, dhe do të gjobitet zyra përgjegjëse. Do të gjobitet drejtuesi i zyrës, nga rroga e tij, për shkelje të ligjit. E bën herën e parë se bën më, se ndryshe nuk funksionon, se iu themi ne qytetarëve do të plotësojmë ne dosjen dhe të mos bëhet. Kjo praktikisht zhduk komplet radhët.”-tha Rama.
Deklarata e kryeministrit Edi Rama vjen dy javë pasi qeveria vendosi modernizimin e sporteleve. Janë 472 aplikime për shërbime që tanimë do të bëhn përmes telefonit, ose edhe kompjuterit. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit sqaroi pak ditë më parë se punonjësit janë të trajnuar për të nisur punë me shërbimet online për ditën e sotme. Megjithatë nuk ka vend për panik. Pavarësisht se shërbimet kanë kaluar online, ende nuk janë të mbyllura sportelet.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Kukës- Safet Gjici, kreu i Bashkisë së Kukësit, në një deklaratë për mediet ka deklaruar se pas marrjes së detyrës nuk ka larguar asnjë punonjës nga puna me “ar...
Tiranë- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i sapoemëruar si i dërguar i Posacëm i Presidencës së OSBE-së, ka reaguar për 21-vjetorin e masakrës së Reç...
TIRANE- Ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili është në qendër të vëmendjes së publikut pas mandatimit si negociator bashkë me Oerd Byly...
TIRANE- Rudina Hajdari, kryetare e grupit parlamentar të deputetëve të opozitës së re në Parlament, ka mbledhur sot në një takim anëtarët e këtij grupi. Burime ...
KOSOVË- Presidenti i vendit Ilir Meta i pranishëm në veprimtarinë përkujtimore të 21-vjetorit të masakrës së Reçakut u shpreh duhet të vendoset drej...
SHKODËR- Ish-Presidenti, Bujar Nishani, ka folur sot nga Shkodra për krizën poltike në vend, por dhe për konsensusin e gjetur mes palëve për Reformën Zgjed...
Tiranë- Bashkëkryetarja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari ka dhënë një mesazh, një ditë pas marrëveshjes së arritur për “Zgj...
TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari është përplasur mbrëmjen e sotme dhe ka patur një debat të fortë me nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasilin. E pranishme në ...