Politike

Pse u bë marrëveshja një ditë pasi gjykata pushoi çështjen e lobimit? Basha: Po punonim prej muajsh, takimi u vendos nga n

15 Janar 2020, 13:36 Nga DOSJA
Pse u bë marrëveshja një ditë pasi gjykata pushoi

TIRANË- Opozita e bashkuar dhe maxhornaca janë ulur dje në një takim, i cili ishte i papritur për mediat dhe opinionin publik. Për ironi të fatit takimi u zhvillua një ditë pasi Gjykata e Tiranës pushoi çështjen kundër Lulzim Bashës. Shumë i kanë lidhur këto fakte me njëra-tjetrën, duke thënë se ka qenë një marrëveshje.

Sot Basha nga një deklaratë për mediat u është përgjigjur këtyre akuzave duke thënë se nuk meritojnë asnjë përgjigje, pasi ata që i thonë janë miqtë e Ramës.

Nuk meritojnë asnjë përgjigje, ata që thonë këto gjëra janë miqtë e Ramës dhe është pjesë e propagandës. Prej fillimit të dhjetorit, faktori ndërkombëtar  i ka ushtruar presion maxhorancës për të pranuar kushtet e opozitës. Se kur do bëhej takimi nuk mund ta thonin dot, pasi mund të kishte dhe zvarritje”, u shpreh Basha.

Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka ‘zbërthyer’ marrëveshjen me maxhorancën. Basha u shpreh se marrëveshja u bë pasi ishte kusht i Bundestagut dhe negociuan ndërkombëtarët. Kreu i PD u shpreh se duhen zgjedhje të parakohshme, të largohet Rama dhe nuk do ketë amnisti për Damian Gjiknurin dhe gjithë të tjerët që kanë blerë vota. Basha po ashtu tha se është i gatshëm dhe për ndryshim sistemi.

(A.B. E.K. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha konferencë 15 janar 2020 basha me gazeratet konsensusi i paleve per zgjedhoren lulzim basha basha konferencë 15 janar 2020 basha me gazeratet konsensusi i paleve per zgjedhoren lulzim basha

Sondazh

Poll