Politike

Basha ‘zbërthen’ marrëveshjen me maxhorancën: U diktua nga Bundestag-u, u bë me ndërkombëtarët. Gati dhe për ndryshim sistemi

Lulzim Basha në një deklaratë për mediat, ka ‘zbërthyer’ marrëveshjen me maxhorancën. Basha u shpreh se marrëveshja u bë pasi ishte kusht i Bundestagut dhe negociaun ndërkombëtarët. Kreu i PD u shpreh se duhen zgjedhje të parakohshme, të largohet Rama dhe nuk do ketë amnisti për Damian Gjiknurin dhe gjithë të tjerët që kanë blerë vota. Basha po ashtu tha se është i gatshëm dhe për ndryshim sistemi.
Featured image of article: Basha ‘zbërthen’ marrëveshjen me maxhorancën: U diktua nga Bundestag-u, u bë me ndërkombëtarët. Gati dhe për ndryshim sistemi Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një ditë pas marrëveshjes me maxhorancën ka folur për mediat duke iu përgjigjur dhe akuzave që i janë bërë në 24 orët e fundit. Basha, në fjalën e tij u ndaj në disa pika, duke shpjeguar pse shkoi deri në një marrëveshje me maxhorancën. Sipas kreut të Partisë Demokratike, marrëveshja e djeshme është përmbushja e një prej kushteve të Budestagut, u diktua dhe u bë me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve dhe opozita nuk ka hequr dorë nga kërkesa për largimin e Ramës.

Lulzim Basha dhe zyrtarët e PD në deklaratë për mediat. 15 janar 2020

Në fjalën e tij Basha tha se marrëveshja është bërë për qytetarët dhe jo për karriget e tyre, pasi nëse do ndodhte një gjë e tillë do kishte pranuar të ulej në tryezë me Ramën në kushte të tjera jashtë vëmendjes së ndërkombëtarëve. Po ashtu theskoi edhe njëherë që nuk do falen ata që kanë vjedhur vota dhe shtoi se Damian Gjiknuri, Ymer Lala dhe Adylajt duhet të hetohen e të dënohen për krimet elektorale, pasi sipas tij ky është kusht i Bundestag dhe është në Rezolutën e Partive Popullore Evropiane.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ashtu, i është përgjigjur dhe akuzave se marrëveshja është bërë si pjesë e paktit me Ramën, pasi takimi u zhvillua një ditë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për pushimin e çështjes së lobimit në SHBA. Ndërkohë u bëri dhe njëherë thirrje të gjithë aktorëve që kërkojnë ndryshim që të tregojnë mendimet e tyre dhe ai do jetë i gatshëm të diskutojë dhe për ndryshimin e sistemit.

(A.B. E.K. Dosja.al)

  • 14:45

    Basha hap dyert e PD: Të bëjmë bashkë Reformën Zgjedhore, diskutojmë dhe për ndryshimin e sistemit

    Lulzim Basha nga selia e Partisë Demokratike, është shprehur se kjo parti është e hapur për të gjithë. Në një deklaratë për mediat Basha ka bërë me dije se fton të gjithë aktorët që kërkojnë të marrin pjesë në Reformën Zgjedhore, që janë të mirëpritur prej tij për të diskutuar.

    Në procesin që sapo ka ndodhur ne shkojmë me objektiva të qarta. I bëj thirrje çdo kujt që ta shfrytëzojë mundësinë e derës së hapur në opozitën e bashkuar dhe PD. Ky është është misioni jetik i yni, që të krijojë hapësirë që në çdo hap për kontributin e shoqërisë civile, grupet e interesit”, u shpreh  Basha.

    Më tej Basha tha se do diksutohet dhe ndryshimi i sistemtit zgjedhor. “Është i ftuar cdo kush që të vij dhe të kontribuojë në procesin e reformës Zgjedhore. Do luftojmë deri në ndryshimin e sitemit dhe artitjen e më të mirës së mundshme. Do diskutojmë çdo mendim deri në ndryshimin e sistemit”, shtoi kreu i opozitës.

  • 14:36

    Pse u bë marrëveshja një ditë pasi gjykata pushoi çështjen e lobimit? Basha: Po punonim prej muajsh, takimi u vendos nga ndërkombëtarët

    Opozita e bashkuar dhe maxhornaca janë ulur dje në një takim, i cili ishte i papritur për mediat dhe opinionin publik. Për ironi të fatit takimi u zhvilluar një ditë pasi gjykata e Tiranës pushoi çështjen kundër Lulzim Bashës. Shumë i kanë lidhur këto fakte me njëra-tjetrën, duke thënë se ka qenë një marrëveshje.

    Sot Basha nga një deklaratë për mediat u është përgjigjur këtyre akuzave duke thënë se nuk meritojnë asnjë përgjigje, pasi ata që i thonë janë miqtë e Ramës. 

    Nuk meritojnë asnjë përgjigje, ata që thonë këto gjëra janë miqtë e Ramës e është pjesë e propagandës. Prej fillim të dhjetiorit faktori ndërkombëtar ka ushtruar presion maxhorancës për të pranuar kushtet e opozitës. Se kur do bëhej takimi nuk mund ta thonin dot, pasi mund të kishte dhe zvarritje”, u shpreh Basha.

  • 14:28

    Pse u ulët në tavolinë me Gjiknurin? Basha i prerë: Nuk bëjmë amnisti askënd, kush vjedh vota do shkojë në burg

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur sot akuzave dhe pyetjes se përse u ul një një tavolinë me Damian Gjiknurin, të cilin e ka akuzaur për vjedhje votash. Nga konferenca e sotme për mediat, Basha tha se teza e faljes se Damian Gjiknurit ka dalë nga zyra e Edi Ramës. Më tej tha se PD nuk do fal asnjë nga ata që kanë vjedhur vota e të gjithë sipas tij duhet të futen në burg.

    “Unë mund të rri këtu e të them që propaganda ka arritur në këto vende. Unë them qartë që teza se falëm Gjiknurin ka dalë nga zyra e Ramës. Shqipëria do ndryshoj me mekanizmat që ndryshon dhe Evropa. Për pyetjen konkrete, në kushtet e Bundestagut është dhe hetimi e nxjerrjen para drejtësisë të atyre që kanë vjedhur vota. Nuk ka për të pasur amnisti as për Gjiknurin, as për Imer Lalën e as  për Adylajt që kanë vjedhur vota. Këta janë të gjithë ushtar të Edi Ramës, ndaj sigmatizimi i procesit të reformës vetëm renië pre e kësaj propagande. Synimi ynë është të largojmë Ramën si fenomen dhe si njëri”, u shpreh Basha.

  • 14:14

    Basha për marrëveshjen: E bëmë për qytetarët. Kërkojmë largimin e Ramës

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një ditë pas marrëveshjes me maxhoraancës ka bërë me dije se nuk ka hequr dorë nga largimi i Edi Ramës si kryeministër. Në një deklaratë për mediat, Basha u shpreh se duhen zgjedhje të lira dhe marrëveshja e djeshme është bërë për qytetarët.

    Kjo betejë bëhet vetëm për të siguruar votën e lirë për qytetarët, kjo nuk është një beteje për ne, por për ju. Që ju të zgjidhni Kryeminsitrin e Parlamentin tuaj. Kjo beteje sapo ka nisur. Për opozitën është shumë e qartë largimi i qeverisë një orë e më parë dhe nisjen e procedurave për zgjedhje të reja të parakoshme me standardet e OSBE”, u shpreh Basha.

  • 14:08

    Tryeza për Zgjedhoren, Basha: U diktua nga Bundestagu, u plotësuan kushtet e opozitës

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije detaje nga marrëveshja me opozitën. Në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se marrëveshja u diktua nga kushtet e Bundestagut.

    “Përfundimi i procesit të diktuar nga Bundestagu Gjerman. Ndëshkimi i krimit elektoral, që të sigurohet hapja e negociatave. Pavarësisht prej propagandës së shpfrenuar, të atij që u mundua të anakashkaloj kushte te Bundestagut, faktet janë këto Reforma nuk do diktohet. Vendimet do merren me konsensus me dy palë, dhe jo vetëm nga qeveria. Këto janë kushtet që opozota e bashkuar vendosi në tetor, pas rezolutës së Bundestagut, këto janë këto kushte dhe konlunzione dhe u arritën falë presionin ndërkombëtar kundër palës tjetër”, tha Basha.

Shto Koment