Politike

21-vjetori i masakrës së Reçakut, Ditmir Bushati mesazh Vuçiçit: Çdo mohim i krimeve të kryera dëmton ardhmërinë e pë

15 Janar 2020, 11:26 Nga DOSJA
21-vjetori i masakrës së Reçakut, Ditmir Bushati mesazh

Tiranë- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i sapoemëruar si i dërguar i Posacëm i Presidencës së OSBE-së, ka reaguar për 21-vjetorin e masakrës së Reçakut në Kosovë.  Ish-ministri i Jashtëm thotë që ka ardhur koha që nën shembullin e vendeve të tjera Serbia duhet të gjejë forcë për të dënuar krimet e kryera prej tyre dhe për të punuar jo vetëm për pajtimin por edhe për bashkëjetesen mes popujve të Ballkanit.

Një mesazh të drejtpërdrejtë Bushati ka për Presidentin Serb, Vuçiç, ndërsa thotë që “çdo mohim i krimeve të kryera apo relativizim i së keqes i vë krusmën ardhmërisë së përbashkët europiane të popujve të Ballkanit Perëndimor”.

Reagimi i plotë:

Sot nderojmë kujtimin e atyre që humbën jetën në masakrën e Reçakut dhe masakrave të tjera të kryera nga forcat serbe në #Kosovë. 21 vjet më parë në #Reçak u organizua një prej masakrave më mizore që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në #Europë. Kjo zgjoi ndërgjegjen e komunitetit ndërkombëtar dhe solli ndërhyrjen vendimtare të NATO-s që i dha fund spastrimit etnik dhe katastrofës humanitare në #Kosovë.

Historia na mëson se edhe shtete të tjera që kanë përgjakur Europën kanë gjetur forcën për të dënuar krimet e kryera duke u distancuar prej tyre, kanë kërkuar ndjesë publike dhe janë investuar në projektin e paqes dhe ripajtimit. Është koha që në Ballkan procesi i ripajtimit dhe bashkëjetesës demokratike e paqësore të ndjek shembuj të tillë. Sepse çdo mohim i krimeve të kryera apo relativizim i së keqes i vë krusmën ardhmërisë së përbashkët europiane të popujve të Ballkanit Perëndimor. #KurrëMë!

Masakra ka ndodhur më 15 Janar 1999, ku në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Pak kohë pas kryerjes së këtij akti barbarë nga forcat paramilitare serbe, fuqitë e mëdha ndërkombëtare vendosën për intervenimin e NATO-s në Kosovë. Sot lideriët në Kosovë e Shqipëri kanë kujtuar këtë masakër, duke kërkuar dënimin e autorëve.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 21 vjetori i masakres se recakut ditmir bushati 21 vjetori i masakres se recakut ditmir bushati

Sondazh

Poll