Politike

‘Të vendosen ekuilibrat’, Nishani flet për protesta: Duhet lëvizje popullore për të frenuar situatën dramatike (VD)

15 Janar 2020, 09:45 Nga DOSJA
‘Të vendosen ekuilibrat’, Nishani flet për protesta: Duhet

SHKODËR- Ish-Presidenti, Bujar Nishani, ka folur sot nga Shkodra për krizën poltike në vend, por dhe për konsensusin e gjetur mes palëve për Reformën Zgjedhore. Në një prononcim për mediat, ish-Presidenti tha se  duhet një dialog i thellë politikë në të gjitha institucionet dhe për këtë gjë duhet të ketë garanci.

Duhet të rikthejmë dialogun politik në institucione por duhet rikthyer në format e garancisë. Kërkohet që lëvizja qytetare e vetmja zgjidhje që të frenojë shkarjen e situatës dramatike. Duhen vendosur disa ekuilibra midis të cilave të ngihen dhe mekanizmat për një dialog politik”, tha Nishani, duke thënë se zgjidhja janë protestat.

Më tej Nishani shtoi se opozita dhe kur ishte në Kuvend e drejtonte disa bashki, nuk ka pasur pushtet pasi qeveria e ka sulmuar dhe e ka dhunuar. “Prej vitesh shqiptarët e kanë parë që mazhoranca aktuale s’ka respekt për shtetin. Kemi mbërritur në një pikë që s’kemi pse të shqetësohemi për raportet institucionale, por për modelin që është identifikuar prej 6 vitesh për dhunën mbi institcuionet shtetin ligjor dhe të drejtat”, u shpreh ish-Kreu i Shtetit.

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur sot në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bujar nishani konsensusi i paleve per zgjedhoren tryeza per reformen zgjedhore bujar nishani konsensusi i paleve per zgjedhoren tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll