Politike

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Hajdari: Gratë nuk kanë limite në shoqërinë tonë, jemi përtej interesave të ngush

15 Janar 2020, 09:36 Nga DOSJA
Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Hajdari: Gratë nuk

Tiranë- Bashkëkryetarja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari ka dhënë një mesazh, një ditë pas marrëveshjes së arritur për “Zgjedhoren”, kur në tryeze u ul bashkë Damian Gjiknurin, Ored Bylykbashin dhe Petrit Vasili.

Në një postim në Facebook, Hajdari shprehet se ky është një “moment i rëndësishëm për të dhënë një mesazh se çdo nënë, çdo grua dhe vajze se nuk kemi limite në shoqërinë tonë dhe se jemi të drejtëpërdrejta dhe interesat tonë shkojnë përtej interesave të ngushta të pushtetit”.

“Deri më sot shumë pak gra në politikë kanë qenë prezent në marrëveshje politike madhore. Për mua ky moment është i rëndësishëm për çdo grua dhe vajzë që më shikon. Është një moment i rëndësishëm për të dhënë një mesazh se çdo nënë, çdo grua dhe vajzë nuk kemi limite në shoqërinë tonë dhe se ne jemi të drejtëpërdrejta dhe interesat tonë shkojnë përtej interesave të ngushta të pushtetit. Çdo grua që lufton në politikë në një mënyrë apo tjetër ka përgjegjësi për mesazhin që përçon ndaj çdo gruaje apo vajze në çdo cep të Shqipërisë për rolin e rëndësishëm që ajo ka në shoqëri “, shprehet Hajdari.

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur dje në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët ranë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike konsensusi i paleve per zgjedhoren reforma zgjedhore rudina hajdari konsensusi i paleve per zgjedhoren reforma zgjedhore rudina hajdari

Sondazh

Poll