Politike

Shkon në 16 numri ‘tradhëtarëve’, kush janë deputetët që përbëjnë ‘opozitën e re’ në Kuvend

12 Mars 2019, 16:24 Nga DOSJA
Shkon në 16 numri ‘tradhëtarëve’, kush janë

SHQIPËRI– Rreth 20 ditë pas vendimit të djegies së mandateve nga ana e “Opozitës së bashkuar”, ka shkuar në 16 numri i deputetëve “rebelë” që kanë zgjedhur të përfaqësojnë popullin në Kuvendin e Shqipërisë.

Një pjesë e tyre janë betuar para deputetëve të maxhorancës në Kuvend, ndërsa një pjesë tjetër pret që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve t’ju japë zyrtarisht mandatin teksa ata kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit.

Por kush janë deputetët që pranuan mandatin sipas tyre për t’i shërbyer popullit, duke fituar “titullin” tradhëtarë nga partia në të cilën ata bëjnë pjesë?

Nisim me deputetët që pas vendimit të dorëzimit të mandateve në KQZ. Bëhet fjalë për deputetët e PD-së:  Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi, ky i fundit u përjashtua edhe nga partia për vendimin e marrë. Dhe për deputetin e LSI-së, Lefter Koka.

Deputetët e tjerë që pranuan mandatin pas vendimit të opozitës për djegien e tyre:

Enver Roshi– qarku Elbasan, në vendin e  Edmond Haxhinastos (LSI)

Ylli Shehu – qarku Tiranë, në vendin e Floida Kërpaçit (LSI)

Aurora Mara – qarku Dibër, në vendin e Përparim Spahiut (LSI)

Edmond Rrushaj – qarku Tiranë, në vendin e Endrit Braimllarit (LSI)

Edlira Hyseni – qarku Durrës, në vendin e Nora Malajt (LSI)

Elda Hoti – qarku Lezhë, në vendin e Viktor Tushajt (LSI).

Ediola Braha – qarku Gjirokastër, në vendin e Vangjel Tavos (LSI)

Ralf Gjoni – qarku Tiranë, në vendin e Luan Ramës (LSI)

Lefter Maliqi – qarku Berat, në vendin e Astrit Veliajt (PD)

Ligoraq Karamelo – qarku Korçë, në vendin e Ervin Salianjit (vjen nga lista e PD-së, si përfaqësues i PBDNJ)

Majlinda Halili – qarku Tiranë, në vendin e Gent Strazimirit (PD)

Kujtim Gjuzi – i fundit në listën prej 19 emrash në qarkun e Durrësit (PD)

Alban Zeneli – qarku Kukës, në vendin e Flamur Nokës (PD)

Më datë 21 shkurt, opozita e bashkuar vendosi djegien e mandateve të deputetëve pasi sipas tyre Kuvendi drejtohet nga krimi dhe korrupsioni. Opozita dogji mandatet duke e lenë vendin vetëm me mazhorancë ndërkohë që kryeministri Edi Rama e ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, duke ofruar vetëm dialog. Nga ana tjetër, PD dhe partitë aleate kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. Nga ana e saj, KQZ menjëherë ka nisur nga puna për të potësuar vendet vakante të deputetë duke iu refetuar listave të partive. Deri më tani deputetët e “opozitës së re” kanë shkuar në 16, numër i mjaftueshëm për të krijuar një grup parlamentar. Ende nuk dihet se cila do të jetë lëvizja e tyre në Kuvend. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandatit nga opozita kqz opozita e re pranimi i mandatit djegia e mandatit nga opozita kqz opozita e re pranimi i mandatit

Sondazh

Poll