Politike

Soreca përshëndet marrëveshjen për Zgjedhoren: Arritje për stabilitetin e Shqipërisë

14 Janar 2020, 14:29 Nga DOSJA
Soreca përshëndet marrëveshjen për Zgjedhoren: Arritje

TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka përshëndetur uljen e palëve politike në tryezë, për të gjetur zgjidhje, në lidhje  me Reformën Zgjedhore. Në një postim në “Twitter”, kreu i diplomacisë evropiane thekson se marrëveshja e sotme politike është një arritje e rëndësishme për rikthimin e stabilitetit politik në Shqipëri, por edhe për rrugën drejt integrimit në BE.

“Ne mirëpresim marrëveshjen e sotme ndër-partiake mbi rrugën përpara për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Është një arritje e rëndësishme për rikthimin e stabilitetit politik të Shqipërisë dhe në kontekstin e procesit të integrimit në BE.

Ne besojmë se të gjitha partitë do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të përfunduar një reformë zgjedhore në kohë, që do të miratohet nga Parlamenti, në të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe të së ardhmes së tyre evropiane”, shkruan ambasadori Soreca.

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur sot në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.

(a.m;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dialogu ps-pd konsensusi i paleve per zgjedhoren luigi soreca tryeza per reformen zgjedhore dialogu ps-pd konsensusi i paleve per zgjedhoren luigi soreca tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 14 Janar 2020, 12:29

TIRANE– Për herë të parë që prej rënies së komunizmit, procesi i diskutimit të një reforme madhore, siç është Reforma Zgjedhore, ka dalë jashtë parlament...