Zbardhet dokumenti për ‘Zgjedhoren’, krijohet Këshilli Politik nga të gjitha partitë, asistencë me OSBE, afati
TIRANË– Dosja.al zbardh konkluzionet e dala nga takimi mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për Reformën Zgjedhore. Në dokumentin e siguruar, qartësohet dakordësia mes dy palëve, opozitës së bashkuar nga njëra anë dhe Partisë Socialiste dhe opozitës parlamentare nga ana tjetër. Në takimin që zgjati 60 minuta, mes Damian Gjiknurit, Rudina Hajdarit, Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit është rënë dakord që afati përfundimtar për miratimin e Reformës Zgjedhore është 15 mars 2020. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të formuar një këshill politik brenda vitit 2020 me pjesëmarrjen e të gjitha partive. 2 persona do të punojnë nga opozita jo-parlamentare bashkë me Gjiknurin dhe Hajdarin, për të hartuar, dhe për çdo pyetje, Këshilli do t’i drejtohet për asistencë OSBE/ODIHR-it.
Konkluzionet e plota:
1. Formohet Këshilli Politik me përfaqësuesë të opozitës, drejtuesve të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe përfaqesuesve të grupeve parlamentare në Kuvend.
2. Këshilli mblidhet brenda muajit janar 2020 dhe autorizon platformën e punës së procesit të Reformës Zgjedhore si më poshtë:
-Një përfaqësi politike, (2 persona) nga opozita jashtë-parlamentare dhe ekspertë të saj, do të punojnë me dy bashkë-kryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ekspertët e atashuar pranë saj.
-Cështjet që do të adresohen caktohen në vendimin e Kuvendit, nr 102/2017, i amenduar. “për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore”, përfshirë dhe planin e punës së miratuar me konsensus nga Komisioni në vitin 2017 si dhe çdo problematikë tjetër zgjedhore që palët bien dakord me konsensus me qëllimin e arritjes së standarteve zgjedhore ndërkombëtare.
-Palët e përfshira angazhohen të adresojnë me konsensus të gjitha çështjet e administrimit të zgjedhjeve, objekt i punës së Reformës Zgjedhore, përfshirë edhe rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe për çështjet që nuk gjendet dakordësi do të kërkohet mendim dhe asistencë nga ekspertiza ndërkombëtare OSBE/ODIHR me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme.
-Për të ndihmuar këtë proces, Komisioni për Reformën Zgjedhore do të kërkojë zyrtarisht asistencën e OSBE/ODIHR, përfshirë dërgimin e ekspertëve nëse kjo është e mundur që do të bashkëpunojnë me përfaqësuesë politikë dhe ekspertët e përcaktuar në paragrafin e parë të kësaj pike, me qëllim për të lehtësuar procesin e diskutimit dhe hartimit të projekt-propozimeve përkatëse.
-Projekti përfundimtar i dakordësuar mes palëve, sipas këtij dokumenti, do të miratohet nga Kuvendi në përputhje me procedurat parlamentare. Shumica angazhohet që të mos kryejë ndryshime në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe në seancë plenare, në tekstin e miratuar, të dakordësuar mes palëve sipas këtij dokumenti.
-Palët angazhohen që Reforma të përfundojë jo më vonë se 15 mars 2020.
Ky dokument është miratuar sot pas tryezës që u mblodh në orën 13:00 në Pallatin e Kongreseve. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sondazh
‘Kush na ka inot kshu na paftë përnotë’/ Veliaj nuk heq dorë nga shembja e Teatrit: Është amaneti i Kadri Roshit, do e
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shkuar në Kashar për të inspektuar punimet në Bulevardin e sapondërtuar, të quajtur “Migjeni”. Në fjalën e...
Pushimi i çështjes nga Gjykata, PS: Të rihetohet Basha për lobimin, PD: S’jeni palë në gjyq, o budallenj
TIRANË- Lulzim Basha, një ditë pas vendimin të gjykatës për pushimin e hetimit kundër tij, nuk është sërish i qetë. Zëvendës Kryeministri, Erion Braç...
FOTO-LAJM/ Ja tryeza ku do të ulet PS dhe PD pas 1 viti ‘luftë’ jashtë Kuvendit, palët ulen sy më sy në dialog
TIRANE- Dosja.al ka siguruar foton e tryezës ku përfaqësuesit e Partisë Demokratike, Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim do të ulen sot në o...
Tryeza me PS për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesit e opozitës me 3 kërkesa: Konsesus jashtë parlamentit… miratim në Ku
TIRANE-Siç e theksoi edhe kryedemokrati Lulzim Basha, PD dhe opozita kanë tri kërkesa për tryezën e Reformës Zgjedhore. Së pari, reforma duhet të jetë ko...
Damian Gjiknuri në tryezë me PD?/ Flet Lulzim Basha: S’më intereson kë cakton PS për tryezën e Reformës
TIRANE- Teksa u pyet nga gazetarët se a do të ulet Lulzim Basha në një tryezë me Damian Gjiknurin, të cilin e ka akuzuar prej gati 2 vitesh se është përfshirë n...
Basha: Opozita mandaton Bylykbashin dhe Vasilin për Reformën Zgjedhore, të mos vonohemi më, konsesusi jashtë parlamentit! (
TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur pas takimit që ka patur me aleatët, duke suprizuar të gjithë gazetarët, teksa tha se opozita e bashkuar i ka gati dy...
“Mynyr Koni ka marrë ankesa”, Shahini kërkon ndryshime në UT: Meta nuk pranoi shkarkimin, kundërshton çdo nismë tonën
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahinit, ka folur sot për zgjedhjet në universtiet, duke thënë se Mynyr Koni duhet të largohet, pasi ka marrë shumë anke...
Punimet shkencore plagjiaturë, Shahini: Kemi gati platformën për kontroll, shumë shpejt do jetë në zbatim (VD)
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije disa vendime të marra prej saj në lidhje me “Paktin për Universiteti...
Pse Ditmir Bushati nuk i rezistoi dot ofertës së Ramës, katapultimi në OSBE me një post kyç dhe “errësimi” i Gent Cak
Një vit pasi e larguan nga qeveria, pushimet e Ditmir Bushatit kanë marrë fund. Me të njëjtën lehtësi që e hoqi nga drejtimi i diplomacisë shqiptare, pa i dhënë...