Politike

Gjiknuri pas takimit me opozitën: Reforma do të miratohet me konsensus, do të punojmë me ndërkombëtarët (VD)

14 Janar 2020, 13:21 Nga DOSJA
Gjiknuri pas takimit me opozitën: Reforma do të miratohet me

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka folur pas takimit me opozitën në tryezën e opozitës. Në fjalën e tij Gjiknuri, u shpreh se tashmë kemi një konsensus dhe reforma do të vijojë të punohet me ndërkombëtarët. Më tej u shpreh se objekt i punës është dhe ndryshimi i sistemit, por përjashtoi ndërkombëtarët për këtë pjesë.  

Kemi një marrëveshje që opozita të përfshihet në dialog dhe të kemi një konsensus. Do punojmë dhe me ndërkombëtarët. Me pak fjalë është ajo që kemi nisur në komision dhe  të flasim dhe me opozitën.

 


Sistemi është  objekt i punës tonë, do një dakordësi dhe nuk lidhet nga rekomandimet ODIHR, çështjet që kërkojmë në ekpsertizë kanë të bëjnë me administrimin e zgjedhjeve. Opozita e ka pasur gjithmonë vendin, ka qenë vullneti i mirë për të gjetur një formë dialogu me opozitën duke ruajtur ligjin dhe regulloren e Kuvendit”- tha Gjiknuri.

(A.B.:E.K/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike damian gjiknuri dialogu ps-pd tryeza per reformen zgjedhore damian gjiknuri dialogu ps-pd tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 14 Janar 2020, 12:29

TIRANE– Për herë të parë që prej rënies së komunizmit, procesi i diskutimit të një reforme madhore, siç është Reforma Zgjedhore, ka dalë jashtë parlament...