Politike

Pushimi i çështjes nga Gjykata, PS: Të rihetohet Basha për lobimin, PD: S’jeni palë në gjyq, o budallenj

14 Janar 2020, 12:08 Nga DOSJA
Pushimi i çështjes nga Gjykata, PS: Të rihetohet Basha për

TIRANË- Lulzim Basha, një ditë pas vendimin të gjykatës për pushimin e hetimit kundër tij, nuk është sërish i qetë. Zëvendës Kryeministri, Erion Braçe dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, kanë reaguar sërish sot duke kërkuar rihetim për Bashën. Të dy duke publikuar një dokument, ku shihet firma e kreut të opozitës dhe lobisit Nik Muzin, kërkojnë që Prokuroria të nis hetime të tjera, pasi për ta ekzistojnë prova.

Sipas Ballës e Braçes, dokumenti është provë për lobimin rus të Bashës dhe për këtë duhet të merret i pandehur, pasi nuk ka deklaruar shumën që kap vlerën e 653 mijë Dollarëve amerikan. Dy zyrtarëve të PS, u është përgjigjur ish-deputeti Gent Strazimiri, i cili në një reagim në Facebook, i quan budalllenj. Sipas tij PS nuk është palë në gjyq dhe nuk ka asnjë të drejtë që të apeloj vendimin. Ai vijon më tej duke thënë se Partia Socialiste paska qenë Prokuroria prandaj kanë ardhur këto deklarata nga Balla e Braçe.

Dhe gjatë ditës së djeshme, Balla e Braçe kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës dhe kanë kërkuar rihetim të çëshjtes dhe vendimi për ta është i gabuar.  

Gjykata e Tiranës ditën e djeshme ka pushuar çështjen për Lulzim Bashën dhe dy zyrtarët e tjerë të PD që akuzoheshin për “falsifikim të dokumenteve”. Gjyqtari Lazer Sallaku, ka vendosur të pushojë çështjen, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë. Partia Demokratike e ka njohur këtë vendim duke thënë se u vendos drejtësi. Ristani pas lehtësimit nga akuza tha se e gjithë çështja ishte e montuar politikisht. Avokati i Bashës, Eduart Halimi, u shpreh se u rrëzuan gjuetitë e shtrigave. Basha nuk ishte i pranishëm në seancë, duke u përfaqësuar nga avokatët e tij.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion brace gent strazimiri gjykata pushon çështjen për bashën lobimi i pd ne shba taulant balla erion brace gent strazimiri gjykata pushon çështjen për bashën lobimi i pd ne shba taulant balla

Sondazh

Poll