Politike

Tryeza për Refomën Zgjedhore, Rudina Hajdari: PD dhe LSI pranuan se rruga e zgjidhjes së problemeve është institucionale (V

14 Janar 2020, 13:15 Nga DOSJA
Tryeza për Refomën Zgjedhore, Rudina Hajdari: PD dhe LSI pranuan se

TIRANË– Bashkëkryetarja e tryezës për Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari ka folur lidhur me takimin e sotëm me dy përfaqësuesit e PD dhe LSI-së.

Në një prononcim para mediave, Hajdari është shprehur  se më në fund opozita vendosi që të komunikojë për të zgjedhur problemet duke lënë pas protestat, të  cilat sipas saj vetëm prishin imazhin e Shqipërisë. 

“Prezenca e PD dhe LSI tregon që kanë pranuar se rruga e duhur për të zgjidhur problemet ka qënë ajo institucionale dhe jo ajo me protesta e molotov, e cila nxinte imazhin e Shqipërisë. Sot PD dhe LSI pranuan që rruga që do t’i jepte zgjidhje kësaj krize ka ide dhe plane konkrete. Do kërkojë konsensus nga palët dhe dua të theksoj se vullneti i opozitës do vazhdojë sa i takon ndryshimit të sistemit. Shqiptarët kanë nevojë që t’u kthehet sovraniteti në parlament. Kanë nevojë për Kod Zgjedhor për të pasur përfaqësim dinjitoz. Unë ju garantoj se do të luftojë deri në fund për këtë gjë,“-tha në prononcimin e saj deputetja.

Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme

(k.m/dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rudina hajdari tryeza per reformen zgjedhore rudina hajdari tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 14 Janar 2020, 12:29

TIRANE– Për herë të parë që prej rënies së komunizmit, procesi i diskutimit të një reforme madhore, siç është Reforma Zgjedhore, ka dalë jashtë parlament...