Politike

Pakti për Zgjedhoren/ Rama: Rikthim i arsyeshëm i opozitës në tryezën e dialogut

14 Janar 2020, 14:09 Nga DOSJA
Pakti për Zgjedhoren/ Rama: Rikthim i arsyeshëm i opozitës

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar për marrëveshjen e firmosur ditën e sotme mes palëve për reformën zgjedhore. Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë shprehet se përgëzon rikthimin e opozitës në tryezën e dialogut.

“Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do integrohen në Ligjin Zgjedhor”, shkruan Rama. 

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur sot në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vijohet deri në fund.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama konsensusi i paleve per zgjedhoren tryeza per reformen zgjedhore edi rama konsensusi i paleve per zgjedhoren tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 14 Janar 2020, 12:29

TIRANE– Për herë të parë që prej rënies së komunizmit, procesi i diskutimit të një reforme madhore, siç është Reforma Zgjedhore, ka dalë jashtë parlament...