Politike

14 Janar 2020, 12:29 Nga DOSJA

TIRANE– Për herë të parë që prej rënies së komunizmit, procesi i diskutimit të një reforme madhore, siç është Reforma Zgjedhore, ka dalë jashtë parlamentit për t’u diskutuar nga të gjitha partitë.

 

Kryedemokrati Lulzim Basha vuri në dukje sot se kjo tryezë që bën bashkë Damian Gjiknurin, Petrit Vasilin, Oerd Bylykbashin dhe Rudina Hajdarin, vjen pas një vëmendjeje dhe me ndihmën e faktorit ndërkombëtar.

Ish-deputetët Vasili e Bylykbashi janë mandatuar nga opozita e bashkuar si dy negociatorë, dhe përballë tyre janë Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, dy bashkë-kryetarët e Reformës Zgjedhore, por edhe përfaqësuesë të PS dhe Opozitës parlamentare.

Siç shihet edhe në pamje, Gjiknurit nuk i ka ikur buzëqeshja edhe në këtë tryezë, ndërsa Vasili i LSI-së shihet me kokën ulur.

 

Kjo tryezë mblidhet sot,  kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike damian gjiknuri dialogu ps-pd petrit vasili rudina hajdari tryeza per reformen zgjedhore damian gjiknuri dialogu ps-pd petrit vasili rudina hajdari tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll