Politike

Tryeza me PS për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesit e opozitës me 3 kërkesa: Konsesus jashtë parlamentit… miratim në Ku

14 Janar 2020, 12:01 Nga DOSJA
Tryeza me PS për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesit e

TIRANE-Siç e theksoi edhe kryedemokrati Lulzim Basha, PD dhe opozita kanë tri kërkesa për tryezën e Reformës Zgjedhore. Së pari, reforma duhet të jetë konsensuale, dhe hartimi do të bëhet në një tryezë jashtë Kuvendit, ndërsa produkti do të miratohet në Kuvend.

3 kërkesat e përfaqësuesve të opozitës në takimin e orës 13.00 për reformën zgjedhore

1. Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.

2. Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive.

3. Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.

 

Tri kërkesat vijnë sot, kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashki kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dialogu ps-pd oerd bylykbashi petrit vasili tryeza per reformen zgjedhore dialogu ps-pd oerd bylykbashi petrit vasili tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll