Sport

Përjashtimi i Kamzës nga Superiorja, Starova: Dënim esktrem, asnjë futbollist nuk u përfshi në ngjarje

11 Mars 2019, 16:34 Nga DOSJA
Përjashtimi i Kamzës nga Superiorja, Starova: Dënim esktrem,

Ish futbollisti dhe trajneri, Sulejman Starova ka folur mbrëmjen e djeshme për përjashtimin e Kamzës nga Kategoria Superiore dhe për bojkotimin e kampionatit nga Shoqata e Arbitrave.

Sipas Starovës, ky vendim ishte i tepruar në këtë situatë dhe arbitrt duhet të marrin shëmbull nga kampionatet në vendet e tjera.

Reagimi i Sulejman Starovës në ‘’Rubrika Sportive’’

Për mua nuk është i justifikuar, aq më tepër nga shoqata e arbitrave se kemi parë para dy muajsh ngjarjen në Itali. Edhe pse vdiq personi në Itali futbolli nuk ndalet. Gjendet mënyra për të nderuar gjetin e për të marrë masa, por jo futbolli të ndërpritet. Po ti teket të rrinë edhe një muaj? Nuk është e drejtë”.

Dënimi ka qenë ekstrem kur asnjë futbollist nuk u përfshi në ngjarje. Në asnjë vend, vetëm Shqipëri e shoh këtë gjë. Nuk sheh asnjë lojtar të bëjë veprim, që të çosh skuadrën në kategori të tretë.

Zakonisht dënohesh me ndeshje jashtë fushe, minus pikë. As Nuk ka shans që të hedhin ekipin dy kategori. Në Greqi tifozët hyjnë në fushë edhe pse ata kanë futboll më të avancuar se i joni. Është një skandal që ka ndodhur me Kamzën.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport perjashtimi i kamzes shoqata e arbitrave sulejman starova perjashtimi i kamzes shoqata e arbitrave sulejman starova

Sondazh

Poll