Sport

Gjici ia thotë Ramës në sy: Askush nga klubet nuk deklaron kontrata të rregullta

11 Mars 2019, 17:38 Nga DOSJA
Gjici ia thotë Ramës në sy: Askush nga klubet nuk deklaron

TIRANË- Presidenti i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici, në mbledhjen e mbajtur mes FSHF-së dhe qeverisë, në fjalën e tij tha se ata që dhunojnë qoftë presidentë apo tifozë duhet të dënohen me më shumë se 3 vite burg. Po ashtu Safet Gjici e ka pranuar se askush nga klubet nuk i deklaron kontratat e rregullta.

“Është hera e parë që një kryeministër ulet për futbollin. Kemi ardhur për të folur për futbollin dhe them se dhuna në futboll na ka marrë në qafë ne këta 5 apo 10 palo tifozë dhe nuk kemi mundur dot që këta tifozë që prishin klimë t’i ndëshkojmë. Këta tifozë dhe ata presidentë që ushtrojnë dhunë të përgjigjen para ligjit. 3 vite burg më duken pak, pasi kemi investuar për të bërë futboll dhe jo dhunë.

Kërkojmë që afatet të jenë të përshpejtuar ose të tërhiqemi nga klubet dhe t’i mbajnë bashkitë. Ne që investojmë para nuk jemi pronarë. Asnjë nuk është pronar përveç Partizanit që është 100 % privat. Mesa di unë presidenti i Flamurtarit ka investuar 8 milionë euro, por nuk është pronar i klubit. Sa i përket mosdeklarimit të rrogave është e vërtetë. Askush nuk deklaron kontrata të rregullta pasi nuk na njihet asgjë”, u shpreh Gjici.

Takimi me FSHF-së dhe qeverisë, u zhvillua në kuadër të rregullimit të ligjit për futbollit pas dhunës në stadiumin e Kamzës.

Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport dhuna ne futboll edi rama safet gjici takimi qeveri fshf dhuna ne futboll edi rama safet gjici takimi qeveri fshf

Sondazh

Poll