Bota

Qeveria e re në Kosovë/ Zbardhet oferta e re që Kurti i ka bërë Mustafës, i ofron 6 ministri

14 Janar 2020, 11:36 Nga DOSJA
Qeveria e re në Kosovë/ Zbardhet oferta e re që Kurti i ka

Kosovë- Mbrëmjen e djeshme Lëvizja Vetëvendosje, i ka dëguar një ofertë të re Lidhjes Demokratike të Kosovës për krijimin e qeverisë së re në Kosovë. Në këtë ofertë të cilën e ka siguruar “Insajderi”, Kurti ka propozuar rritjen e numrit të ministrive nga 12 në 14 dhe është ofruar që LDK-ja të ketë gjashtë ministri, LVV-ja pesë, ndërsa minoritetet tri ministri. Pra Lëvizja Vetëvendosje në këtë propozim ka ofruar që LDK-ja të ketë  zv.kryeministër të parë, nënkryetari të parë të Kuvendit, 6 ministri.

“Kryeministri, kryetari i Kuvendit, zv.kryeministri i 2-të, një nënkryetar Kuvendi, 5 ministri do t’i takonin VV-së”, thuhet në propozim. Po kështu raportohet se Vetëvendosja ka rënë dakord që LDK-ja ta propozojë kandidatin për president. “Nëse, për çfarëdo arsye nuk zgjidhet presidenti, atëherë LDK-ja do ta marrë një ministri shtesë”, thuhet në propozim.

Disa javë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por ende nuk është formuar qeveria e re. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar Kuvendi, LDK u tërhoq nga marrja e këtij posti dhe shprehu gatishmërinë për një marrëveshje të re, duke kërkuar sërish 5 ministri dhe Presidentin.  Ditët e fundit Kurti ka zhvilluar takime të përditshme me Isa Mustafën, ndërsa zëdhënësit e tyre kanë deklaruar se negociatat po shkojnë mirë dhe se ka lëvizje nga të dyja palët.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti isa mustafa qeveria e re ne kosove albin kurti isa mustafa qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 14 Janar 2020, 09:20

Vrasja e gazetarit Kuciak, Dorasi pranon fajin

SLLOVAKI– Deri tani i akuzuari Miroslav Marcek, një ish-ushtar 37-vjeçar, nuk e pranonte fajin. Ai akuzohet, se ka vrarë duke qëluar me armë dy 27- vje&c...