Bota

 Princesha Salma e Jordanisë, bëhet pilotja e parë femër e vendit të saj

14 Janar 2020, 08:49 Nga DOSJA
 Princesha Salma e Jordanisë, bëhet pilotja e parë

JORDANI– E bija e mbretëreshës, Princesha Salma bint Abdullah është bërë gruaja e parë pilote e Forcave të Armatosura në historinë e Jordanisë.

19-vjeçarja u prezantua krah babait të saj dhe sundimtarit të shtetit, Mbreti Abdullah II në një ceremoni të jashtëzakonshme në Pallatin Almaniya të Ammanit. Princesha Salma, fëmija i tretë i Mbretit Abdullah përfundoi trajnimin pilot me Forcat e Armatosura të Jordanisë, dhe tanimë është një ndër pilotet e para femra.

Ajo kaloi një stërvitje teorike dhe praktike dhe u nderua nga babai i saj, Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Jordanisë.

Nëna e saj Mbretëresha Rania Abdullah dhe vëllai i saj, Princi i Kurorës Hussein Bin Abdullah II, ishin gjithashtu të pranishëm në këtë ceremoni. Princi i Kurorës publikoi në Instagram një foto ku uroi  motrën e tij: Brilante dhe punëtore si gjithmonë!”

Salma ndoqi gjurmët e babait të saj dhe vëllait të madh, të dy të diplomuar nga Sandhurst si dhe gjyshi i saj, mbreti Huseini.

Halla e babait të Salma, Princesha Aisha Bint Hussein, u diplomua në akademi ushtarake në 1987 dhe ishte gruaja e parë e Lindjes së Mesme që ndoqi Sandhurst.

Burimi: theweek 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota jordani mbreti abdullah ii salma bint abdullah jordani mbreti abdullah ii salma bint abdullah

Sondazh

Poll

Bota 13 Janar 2020, 20:18

KINË– Një burrë në Kinë ka kapur gruan e tij duke e tradhtuar me mikun e tyre të përbashkët, pasi ka gjetur një video të sajën në rrjetet sociale.Sipas, Da...