Bota

Irani nis arrestimet për rrëzimin fatal të avionit “Boeing 737”: Kutitë e zeza do t’i hetojë Franca, kryeministri kan

14 Janar 2020, 10:39 Nga DOSJA
Irani nis arrestimet për rrëzimin fatal të avionit “Boeing

IRAN– Qeveria iraniane ditën e sotme ka nisur të hetojë në mënyrë të detajuar çdo gjë në lidhje me aksidentin tragjik të avionit ukrainas më 8 janar. Ndërkohë në njoftimin zyrtar të zëdhënësit të gjyqsorit në Teheran, nuk  është  zbuluar numri përfundimtar i  personave që janë vënë nën pranga.

“Irani ka filluar një hetim të gjithanshëm mbi aeroplanin”– tha zëdhënësi i gjyqësorit në Teheran.

Më tej ai shtoi se ‘Kutitë e zeza’ të avionit ukraians “Boeing” do të analizohen për detajet në Francë.

Kujtojmë që Irani menjëherë pas lajmit të rrëzimit të avionit deklaroi se ky ishte një sulm në shenjë hakmarrjeje për ekzekutimin e gjeneral Kasem Sulejmanit.

Por teksa Teherani është përfshirë nga protesta antiqeveritare pasi Irani pranoi se ka rrëzuar avionin ukrainas, kryeministri kanadez Justin Trudeau ka deklaruar se shkak për incidentin fatal të avionit është bërë përshkallëzimi i dhunës.

“Unë besoj se nëse nuk do të kishte tension, nëse nuk do të kishte pasur një përshkallëzim kohët e fundit në rajon, qytetarët kanadezë do të ishin në shtëpi tani, me familjet e tyre.”- shprehet ai.

Burimi: reuters 

A.C;E.K/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota iran rrezimi i avionit ukrainas ne iran teheran iran rrezimi i avionit ukrainas ne iran teheran

Sondazh

Poll

Bota 14 Janar 2020, 09:20

Vrasja e gazetarit Kuciak, Dorasi pranon fajin

SLLOVAKI– Deri tani i akuzuari Miroslav Marcek, një ish-ushtar 37-vjeçar, nuk e pranonte fajin. Ai akuzohet, se ka vrarë duke qëluar me armë dy 27- vje&c...