Bota

Mbretëresha ndryshon sjellje! Çfarë bënë Meghan dhe Harry për deklaratën e papritur në Familjen Mbretërore

14 Janar 2020, 09:46 Nga DOSJA
Mbretëresha ndryshon sjellje! Çfarë bënë Meghan dhe

MBRETËRI E BASHKUAR– Ditën e djeshme Familja Mbretërore njoftoi se do të mbahej një mbledhje, për të diskutuar vendimin e papritur të Meghan Markle dhe Princ Harryt për t’u larguar nga Pallati Mbretëror.

Duket se gjithçka ka ndryshuar dhe Mbretëresha Elizabeth ka vendosur të mbështesë vendimin, që u përfol gjatë në Familjen Mbretërore. Në mbledhjen e mbajtur në Sandringham, ku pjesmarrës ishin gjithë anëtarët e familjes mbretërore, u vendos përfundimisht se çfarë do bëhej me Meghan dhe Harry-n.

“Familja ime dhe unë jemi plotësisht mbështetës të dëshirës së Harry-t dhe Meghan për të krijuar një jetë të re si një familje e re. Megjithëse do të preferonim që ata të mbeteshin anëtarë që punojnë me kohë të plotë të Familjes Mbretërore, ne e respektojmë dhe e kuptojmë dëshirën e tyre për të jetuar një jetë më të pavarur si familje, duke mbetur një pjesë e vlerësuar e familjes time. Harry dhe Meghan kanë sqaruar se nuk duan të mbështeten në fondet publike në jetën e tyre të re. Prandaj është rënë dakord që do të ketë një periudhë tranzicioni në të cilën ata do të kalojnë kohë në Kanada dhe në U.K. Këto janë çështje komplekse për t’u zgjidhur, dhe ka ende shumë punë për të bërë, por unë kam kërkuar që vendimet përfundimtare të merren në ditët në vijim”,- është shprehur mbretëresha duke lënë të kuptojë se pavarësisht vendimeve të papëlqyera, çifti mbretëror kanë mbështetje.

 

Burimi: Mirror

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota angli familja mbreterore mbreteresha elizabeth meghan markle prin harry angli familja mbreterore mbreteresha elizabeth meghan markle prin harry

Sondazh

Poll

Bota 14 Janar 2020, 09:20

Vrasja e gazetarit Kuciak, Dorasi pranon fajin

SLLOVAKI– Deri tani i akuzuari Miroslav Marcek, një ish-ushtar 37-vjeçar, nuk e pranonte fajin. Ai akuzohet, se ka vrarë duke qëluar me armë dy 27- vje&c...