Bota

Rusët hakerojnë kompaninë “Burisma”, shkaku që çoi Donald Trump-in para gjykatës

14 Janar 2020, 09:30 Nga DOSJA
Rusët hakerojnë kompaninë “Burisma”, shkaku që

UKRAINË– Kompania ukrainase, “Burisma” e gazit natyror që e shtyu Presidentin amerikan Donald Trump të kërkojë hetime nga presidenti i Ukrainës për marrjen në punë të djalit të ish Zëvendës Presidentit Joe Biden, është hakuar nga spiunët rusë, deklaruan ekspertët e sigurisë në një raport të publikuar ditën e djeshme.

Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse, ka nisur një sulm kibernetik ndaj “Burisma Holdings” që në nëntor.

“Rusët po përpiqeshin të vidhnin emrat e përdoruesve dhe nga këndvështrimi ishin të suksesshëm. Ajo që ata synojnë të bëjnë nga atje është e panjohur.”- tha bashkë-themeluesi i Zonës 1, Oren Falkoëitz, një ish-punonjës i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë dhe Komandës Cyber ​​të ShBA.

“Burisma” e punësoi Hunter Biden, djalin e nënkryetarit, si anëtar i bordit në maj 2014. Ai ndaloi së punuari me kompaninë në vitin 2019.

Puna e Hunter Biden me kompaninë e gazit ka ngjallur kritika, veçanërisht nga mbrojtësit e Trump.

Trump ishte përgjuar pjesërisht për bisedën telefonike në korrik të 2019, ku Trump i kërkonte  Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy të hetonte Joe Biden dhe djalin e tij, dhe për këtë fakt u duk se ngriti pretendime të pabaza se ish-nënkryetari kishte ndaluar ndjekjen e kompanisë.

John Podesta, i cili drejtoi fushatën presidenciale të Hillary Clinton për vitin 2016, i kishte hakuar postat e tij elektronike gjatë fushatës 2016 përmes phishing.

Sipas ‘Neë York Times’ hakerët rusë që i përkasin një njësie inteligjence kanë nisur një sulm kibernetik kundër ‘Burisma’, ndërmarrjes ukrainase të gazit e cila është në qendër të fajësimit të Presidentit Donald Trump.

Një muaj më parë Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan ka miratuar mocionin e fajësimit, të ndarë në dy akuza ndaj Presidentit amerikan.

E para “shpërdorimi i pushtetit” ka marrë 230 vota pro dhe 197 kundër. Akuza e dytë, “pengimi i hetimeve të kongresit”, u miratua me 229 pro dhe 198 kundër.

Burimi: nbcnews

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota burisma donald trump joe biden kompania ukrainase e gazit natyror burisma donald trump joe biden kompania ukrainase e gazit natyror

Sondazh

Poll

Bota 14 Janar 2020, 09:20

Vrasja e gazetarit Kuciak, Dorasi pranon fajin

SLLOVAKI– Deri tani i akuzuari Miroslav Marcek, një ish-ushtar 37-vjeçar, nuk e pranonte fajin. Ai akuzohet, se ka vrarë duke qëluar me armë dy 27- vje&c...