Bota

ME VIDEO/ E “larë” në gjak, ekzekutohet koka e bandës që masakroi 13 oficerët e policisë në Meksikë

14 Janar 2020, 09:49 Nga DOSJA
ME VIDEO/ E “larë” në gjak, ekzekutohet koka e bandës

MEKSIKË– Shefja 21-vjeçare e bandës monstruoze, Maria Guadalupe Lopez Esquivel, e njohur me emrin ‘La Catrina’, është ekzekutuar barbarisht -kanë shkruar mediat e huaja.

Ajo vrau në tetor të 2019, 13 oficerë policie, ngjarje e bujshme që tronditi botën mbarë. 21-vjeçarja ishte përfshirë në një sulm kundër ushtrisë dhe policisë në La Bocanda, një qytet në shtetin qendror të Michoacán.

Zyrtarët në Michoacán thanë se gjashtë burra të armatosur u kapën dhe një grua u vra pasi ata hapën zjarr ndaj ushtarëve dhe policisë në të njëjtën zonë ku ndodhi sulmi i tetorit.


Sipas zyrtarëve fillimisht nuk është zbuluar identiteti i gruas së vrarë në sulmet e së premtes, por videot dhe fotot e postuara në internet mbrëmjen e së dielës shohin gruan e plagosur në dollap, me një tatuazh “Cat Catrina” në kofshë, shenjë kjo që tregojnë  se është po e njëjta që masakroi 13 oficerët.

Burimi:  Dailymail

A.C;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota la catrina maría guadalupe lópez esquivel la catrina maría guadalupe lópez esquivel

Sondazh

Poll

Bota 14 Janar 2020, 09:20

Vrasja e gazetarit Kuciak, Dorasi pranon fajin

SLLOVAKI– Deri tani i akuzuari Miroslav Marcek, një ish-ushtar 37-vjeçar, nuk e pranonte fajin. Ai akuzohet, se ka vrarë duke qëluar me armë dy 27- vje&c...