Politike

Rama ftoi Dash Sulën ti bashkohet PS-së/ Berisha: E ka vendin në PD! Gaboi që shkoi te Lapaj...

Berisha e ka cilësuar përzgjedhjen e Sulës për t'ju bashkuar Lapajt si të gabuar, ndërsa u shpreh se ky i fundit është një patericë e kryeministrit Rama. 

19 Mars 2025, 12:35 Nga B.Z
\Rama ftoi Dash Sulën ti bashkohet PS-së/ Berisha: E ka vendin në
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama i bëri ftesë deputetit demokrat, Dashnor Sula për t’iu bashkuar PS-së.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha u shpreh se Sula është eksponent i Partisë demokratike dhe e ka vendin në këtë parti.

Berisha e ka cilësuar përzgjedhjen e Sulës për t'ju bashkuar Lapajt si të gabuar, ndërsa u shpreh se ky i fundit është një patericë e kryeministrit Rama. 

"Dashnor Sula është një ekspionent i PD me investime reale në këtë parti dhe vendi i tij është në PD, eksplorimi se njeri të pagabueshëm nuk ka, ideja e tij për të gjetur strehë tek Lapaj e mori përgjigjen sot nga Rama, Rama i thotë sa shkon tek Lapaj hajde tek unë se është njëlloj po të paktën jam unë padroni, kështu që pra në këtë deklaratë shihet se sa e pavend, sa e gabuar ishte përzgjedhja që bëri Dashi me Lapajn, ata janë njëlloj, paterica të Edi Ramës",- tha Berisha.

 

 

sali berisha dashnor sula edi rama adriatik lapaj

Sondazh

Poll