Politike

Vrasjet ndaj grave/ Vokshi: Mungesë totale e koordinimit të institucioneve parandaluese (VD)

13 Janar 2020, 18:39 Nga DOSJA
Vrasjet ndaj grave/ Vokshi: Mungesë totale e koordinimit të

DIBËR– Dy vrasjet e fundit të grave, njëra e ndodhur në Mallakastër dhe ajo në Paskuqan, kanë nxitur edhe reagimin e organizmave të grave. Kryetarja e Lidhjes Demokrate të Gruas, Albana Vokshi, duke komentuar dy këto ngjarje të rënda, tha se faji dhe përgjegjësia janë të gjitha të institucioneve që nuk kanë koordinuar për parandalimin e tyre.

Vokshi tha se për sa kohë, këto institucione do nuk do t’i marrin seriozisht denoncimet e femrave, atëherë ngjarje të tilla do të përsëriten. Këto deklarata, Vokshi i bëri gjatë takimeve në fundjavë me forumet e gruas në Dibër, Bulqizë e Mat, raporton gazetari Enver Doçi. Nga ana tjetër, Vokshi tha se me ardhjen e PD-së në pushtet, gratë do të kenë më shumë vëmendje, sidomos në parandalimin e akteve të tilla barbare ndaj tyre.

Më 7 Janar Krimi i rëndë tronditi Mallakastrën. 3 të rinj grabitën, dhunuan dhe më pas kanë mbytur një 51-vjeçare, e identifikuar si Drita Saliaj. Krimi është pranuar nga 3 tre rinjtë, tashmë të arrestuar dhe në deshminë e tyre jashtë shprehur se u kishte dalë situata jashtë kontrollit. Drita jetonte e vetme, pasi burrin dhe fëmijët i kishte në Greqi.

Ndërsa, një tjetër viktimë, Enkeleda Çapoku u vra tre netë më parë nga kunati i saj në dhomën ku flinte me vajzën dhe nënën, në zonën e Paskuqanit në Tiranë. Ai ka hyrë me dhunë në shtëpinë ku banonte Enkeleda me një shkop dhe një thikë me vete. Pasi ka hyrë në banesë, autori ka thyer edhe derën e dhomës ku flinin Enkeleda, nëna dhe vajza e Enkeldës dhe është konfliktuar me këtë të fundit. Nëna është futur në mes por nuk ia ka dalë dot të parandalojë ngjarjen e rëndë. Enkeleda ishte pajisur me urdhër mbrojtje pasi kishte pasur konflikte me kunatin edhe herë të tjera. Ajo kishte të shoqin në burg, Eltonin, i cili i kishte lënë porosi të vëllait (autorit) t’i ruante gruan dhe ky besohet të ketë qenë shkaku i konflikteve.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi drita saliaj enkeleda çapoku albana vokshi drita saliaj enkeleda çapoku

Sondazh

Poll