Sport

Zyrtare: Valverde largohet nga Barcelona, klubi e përcjell me një postim

13 Janar 2020, 22:22 Nga DOSJA
Zyrtare: Valverde largohet nga Barcelona, klubi e përcjell me një

Barcelona nuk ka duruar më. Klubi katalanas para pak minutash njoftoi zyrtarisht largimin e trajnerit Ernesto Valverde.

Lajmi që qarkullonte prej ditësh në mediat spanjolle sapo u konfirmua me një postim në rrjetet sociale. Barcelona ka saktësuar se ka arritur një marrëveshje me teknikun, pra që të largohet me dëshirën e tij, duke kursyer kështu pagën që duhet t’i jepte deri në fund të sezonit.

Ndeshja që vulosi largimin e trajnerit të katalanasve ishte humbja me Atletico Madrid-in në Superkupën e Spanjës. Presidenti Josep Maria Bartomeu nuk ia fali këtë disfatë Valverdes dhe vendosi largimin e tij.

Nesër pritet zyrtarizimi i trajnerit të ri, Quique Setien, i cili më parë ka punuar te Betis dhe ka vite që e ëndërron stolin e Barcelonës.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona shkarkim valverde barcelona shkarkim valverde

Sondazh

Poll