Aktualitet

Përplasi për vdekje 55-vjeçarin në aksin Pogradec-Qafë Thanë dhe u largua nga vendngjarja, shoferi braktis automjetin dhe i heq targat (FOTO)

Pas aksidentit raportohet se shoferi që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.

16 Mars 2025, 19:43 Nga r.ll
Përplasi për vdekje 55-vjeçarin në aksin
foto ilustruese

POGRADEC- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Një automjet përplasi një këmbësor të moshës 55 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. 

Pas aksidentit raportohet se shoferi që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Më pas ka braktisur makinën pranë stacionit të trenit në qytetin e Pogradecit.

Përplasi për vdekje 55-vjeçarin në aksin
makina e autorit

Bëhet gjithashtu me dije se shoferi, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, i ka hequr targat mjetit targat dhe është larguar duke e lënë mjetin në këtë zonë. Policia po punon për kapjen e tij.

aksident ne pogradec- qafe thane

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Mars 2025, 13:25 N.F

Tendenca, ushqime të gatshme në punë

Foto ilustruese TIRANË- Një jetesë më dinamike po orienton shqiptarët drejt zgjidhjeve praktike dhe këtu nuk bëjnë ...