Aktualitet

Pjesë e grupit kriminal të Laert Haxhisë/ Ekstradohet nga Holanda Kristi Bixheku, 30-vjeçari autori i shpërthimit me tirtol në banesën e Bujar Turkut

Kristi Bixheku, pjesë e grupit të Laert Haxhisë vuri tritol në banesën e Bujar Turkut në Lushnje në 2022.

16 Mars 2025, 14:10 Nga E. D
Pjesë e grupit kriminal të Laert Haxhisë/ Ekstradohet nga Holanda
Kristi Bixheku

TIRANË- Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Holanda drejt vendit tonë. Kristi Bixheku, pjesë e grupit të Laert Haxhisë vuri tritol në banesën e Bujar Turkut në Lushnje në 2022.

Bixheku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë, “Arrest me burg”, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve material për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe”Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Njoftimi i Policisë:

I dyshuar për një sërë veprash penale, ekstradohet nga Holanda, 30-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët për lokalizmin, kapjen dhe ekstradimin shtetasve të shpallur në kërkim, nga Interpol Tirana  u krye ekstradimi nga Holanda, i shtetasit Kristi Bixheku, 30 vjeç, lindur  në Lushnjë.

Shtetasi K. B., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë, “Arrest me burg”, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve material për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe”Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Përmbledhja e fakteve:

Shtetasi K.B. në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka siguruar lëndën shpërthyese që është vendosur në shtëpinë e shtetasit B. T., më datë 31.12.2022, në qytetin e Lushnjës. Si rezultat i bashkëpunimit midis Interpol Tiranës dhe Interpol Haga/Holandë u bë e mundur arrestimi dhe ekstradimi i 30 vjeçarit në Shqipëri.

kristi bixheku

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Mars 2025, 13:25 N.F

Tendenca, ushqime të gatshme në punë

Foto ilustruese TIRANË- Një jetesë më dinamike po orienton shqiptarët drejt zgjidhjeve praktike dhe këtu nuk bëjnë ...