Aktualitet

Imzot Joani zgjidhet Kryepeshkopi i ri i Shqipërisë, Patriarku Ekumenik Bartholomeu mesazh urimi: Shërbim të gjatë dhe të shkëlqyer Kryepriftëror!

Kryepeshkopi i ri u përzgjodh mes 7 anëtarëve të Sinodit të Shenjtë.

16 Mars 2025, 15:32 Nga r.ll
Imzot Joani zgjidhet Kryepeshkopi i ri i Shqipërisë, Patriarku
bartholomeu

TIRANË- Patriarku Ekumenik, Bartholomeu i Kostandinopojës ka dërguar mesazh urimi Kryepeshkopit të Ri të Shqipërisë, Fortlumturisë së tij, Joan Pelushi. Në mesazhin që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka publikuar në rrjetet sociale, Bartholomeu i uron Kryepeshkopit një shërbim të gjatë dhe të shkëlqyer Kryepriftëror.

POSTIMI I KISHËS ORTODOKSE NË TIRANË: 

PATRIARKU EKUMENIK URON KRYEPISKOPIN E SHQIPËRISË

Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, z. Joan

Në Tiranë.

Fortlumturi vëlla i shenjtë,

Sapo morëm në Fanar lajmin e zgjedhjes Tuaj të denjë në Fronin Kryepiskopal të Shqipërisë, nxitojmë t'ju përgëzojmë nga zemra dhe në pritje të Letrave Tuaja të Nderuara Paqësore, qëndrojmë me shumë respekt dhe dashuri në Zotin, duke ju uruar një shërbim të gjatë dhe të shkëlqyer Kryepriftëror!

I denjë!

Vëllazërisht,

† Bartholomeu i Konstandinopojës

Fanar, 16 Mars 2025

Sinodi i Shenjtë i kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u mblodh ditën e sotme për të zgjedhur kryepeshkopin e ri, pas vdekjes së kryepeshkopit Anastas Janullatos. Pas mbledhjes së sotme, Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare, është Hirësia e tij, Joan Pelushi. Kryepeshkopi i ri u përzgjodh mes 7 anëtarëve të Sinodit të Shenjtë. Dy prej anëtarëve janë grekë dhe nuk mund të jenë në krye të Kishës për shkak se nuk plotësojnë kriterin e kombësisë shqiptare sipas Statutit të miratuar në vitin 2006.

imzot joan pelushi patriarku ekumenik bartolomeu i

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Mars 2025, 13:25 N.F

Tendenca, ushqime të gatshme në punë

Foto ilustruese TIRANË- Një jetesë më dinamike po orienton shqiptarët drejt zgjidhjeve praktike dhe këtu nuk bëjnë ...