Aktualitet

Bie zjarr në parkingun e një pallati në Tiranë, zjarrfikëset dhe policia në vendngjarje! Nis evakuimi i banorëve

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

16 Mars 2025, 18:58 Nga r.ll
Bie zjarr në parkingun e një pallati në Tiranë,
foto ilustruese

TIRANË- Parkingu i një pallati në rrugën "Gjik Kuqali" në kryeqytet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarja dhe po punohet për evakuimin e banorëve.

Po ashtu shërbimet e zjarrfikëses po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, ndërsa pritet të zbardhen detaje të tjera në vijim. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, në rrugën “Gjik Kuqali” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për evakuimin e banorëve. Ndërkohë shërbimet e zjarrfikses po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Në përfundim të hetimeve do të keni një informacion më të detajuar për rastin.

zjarr ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Mars 2025, 13:25 N.F

Tendenca, ushqime të gatshme në punë

Foto ilustruese TIRANË- Një jetesë më dinamike po orienton shqiptarët drejt zgjidhjeve praktike dhe këtu nuk bëjnë ...