16 Mars 2025, 14:37
Nga N.F
Dom Gjergj Meta dhe Hirësia e tij Joan Pelushi
TIRANË- Kreu i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Dom Gjergj Meta ka reaguar së fundmi në lidhje me zgjedhjen e imzot Joanit si kryepeshkop të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dom Gjergj Meta shkruan se Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka një Bari të ri dhe se të gjithë kanë fituar një bashkëudhëtar tjetër në rrugën e dialogut ndërfetar. Më tej ai ka uruar kryepeshkopin e ri ndërsa ka theksuar se hirësia e tij Joani është i denjë.
"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka një Bari të ri e ne të gjithë kemi fituar një bashkëudhëtar tjetër në rrugën e dialogut ekumenik e të atij ndërfetar në vendin tonë. E lusim Shpirtin e Hyjit që të qëndrojë gjithmonë mbi Ju e të jeni një Bari i mirë dhe i shenjtë për besimtarët orthodhoksë e një zë i fuqishëm e bashkëpunues me të gjithë faktorët fetarë e civilë të shoqërisë tonë. Urime Fortlumturi Joani! I denjë!" shkruan ai.
Sinodi i Shenjtë i kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u mblodh ditën e sotme për të zgjedhur kryepeshkopin e ri, pas vdekjes së kryepeshkopit Anastas Janullatos. Pas mbledhjes së sotme, Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare, është Hirësia e tij, Joan Pelushi. Kryepeshkopi i ri u përzgjodh mes 7 anëtarëve të Sinodit të Shenjtë. Dy prej anëtarëve janë grekë dhe nuk mund të jenë në krye të Kishës për shkak se nuk plotësojnë kriterin e kombësisë shqiptare sipas Statutit të miratuar në vitin 2006.

hiresia e etij joan pelushi dom gjergj meta
Aktualitet
16 Mars 2025, 14:10
E. D
Kristi Bixheku
TIRANË- Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Holanda dre...
Aktualitet
16 Mars 2025, 13:35
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar së fundmi pas zgjedhjes së kryepeshkopit të r...
Aktualitet
16 Mars 2025, 13:25
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një jetesë më dinamike po orienton shqiptarët drejt zgjidhjeve praktike dhe këtu nuk bëjnë ...
Aktualitet
16 Mars 2025, 12:13
E. D
Familja e Martin Canit
TIRANË- Familja e 14-vjeçarit, Martin Cani, i cili u vra disa muaj më parë pranë shkollës &ldq...
Aktualitet
16 Mars 2025, 11:55
N.F
Hirësia e tij, Joan Pelushi
TIRANË- Sinodi i Shenjtë i kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u mblodh ditën e s...
Aktualitet
16 Mars 2025, 11:37
E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Një 37-vjeçaar është arrestua nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka kryer një seri...
Aktualitet
16 Mars 2025, 11:41
N.F
Hirësia e tij, Joan Pelushi
TIRANË- Sinodi i Shenjtë ka zgjedhur sot pasardhësin e kryepeshkopit Anastas. Pas mbledhjes...
Aktualitet
16 Mars 2025, 11:24
N.F
Foto ilustruese
LEZHË- Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 28-vjeçarin e arrestuar në lidhje me të sht&eum...
Aktualitet
16 Mars 2025, 11:31
E. D
fotot ilustruese
RINAS- Policia Kufitare në Rinas kanë evidentuar dhe goditur tre raste të tentativës për të nxjerrë...
Aktualitet
16 Mars 2025, 09:11
N.F
Foto ilustruese
DURRËS- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kodrën e Rrushbullit, në Durrë...