Aktualitet

I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 34-vjeçari në pikën kufitare të Kakavijës

Sipas njoftimit të policisë kufitare Kakavijë, 34-vjeçari me iniciale Xh.Z ishte dënuar nga gjykata e Apelit Vlorë me 3 vjet e 3 muaj e 27 ditë burgim, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim.

16 Mars 2025, 16:36 Nga E. D
I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge, arrestohet
fotot ilustruese

KAKAVIJË- Një 34-vjeçar është arrestuar teksa po hynte në pikën kufitare të Kakavijës. Sipas njoftimit të policisë kufitare Kakavijë, 34-vjeçari me iniciale Xh.Z ishte dënuar nga gjykata e Apelit Vlorë me 3 vjet e 3 muaj e 27 ditë burgim, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim. Në vijim të veprimeve 34-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Vlorë, ku nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve u bë ndalimi i tij dhe referimi i materialeve për veprime të mëtejshme në Prokurori.

Njoftimi: 

Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Vlorë, Policia Kufitare në hyrje të RSH-së, kapi shtetasin e shpallur në kërkim 34 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Apelit Vlorë më datë 22.12.2016, e ka dënuar këtë shtetas me vendim penal të formës së prerë, me 3 vjet e 3 muaj e 27 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Në vijim të veprimeve 34-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Vlorë, ku nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve u bë ndalimi i tij dhe referimi i materialeve për veprime të mëtejshme në Prokurori.

kakavije

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Mars 2025, 13:25 N.F

Tendenca, ushqime të gatshme në punë

Foto ilustruese TIRANË- Një jetesë më dinamike po orienton shqiptarët drejt zgjidhjeve praktike dhe këtu nuk bëjnë ...