Aktualitet

Aksident në aksin Pogradec – Qafë Thanë/ Makina përplas për vdekje një këmbësor, në kërkim shoferi

Policia po punon për idetnifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, kapjen e vënien në pranga të autorit të aksidentit. 

16 Mars 2025, 19:07 Nga r.ll
Aksident në aksin Pogradec – Qafë Thanë/ Makina
foto ilustruese

POGRADEC- Një aksident i rëndë rrugor raportohet se ka ka ndodhur në aksin Pogradec – Qafë Thanë, në fshatin Mëmëlisht.

Sipas informacioneve, një automjet ka përplasur një këmbësor, 55 vjeç, i cili mësohet se ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Policia po punon për idetnifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, kapjen e vënien në pranga të autorit të aksidentit. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në fshatin Mëmëlisht, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Mëmëlisht.

55-vjeçari si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, kapjen e vënien në pranga të autorit të aksidentit si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

aksident ne pogradec

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Mars 2025, 13:25 N.F

Tendenca, ushqime të gatshme në punë

Foto ilustruese TIRANË- Një jetesë më dinamike po orienton shqiptarët drejt zgjidhjeve praktike dhe këtu nuk bëjnë ...